LAJMI I FUNDIT:

Rama ironizon me Bashën: Kush vjen me ty, fiton edhe kur humb

Rama ironizon me Bashën: Kush vjen me ty, fiton edhe kur humb

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përmendi përmes një video, teksa zhvillonte një takim me mbështetës në Tiranë.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Rama ironizoi ish-kreun e PD, duke i thënë se është ‘i pavdekshëm’ dhe se kush shkon me të fiton, edhe nëse humb, shkruan A2 CNN.

“O Rame kishe pyet ku është Luli ë. Ja mo ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me kandidatë të tjerë euroatlantikë, në Ali Dem jemi. Këtu jemi mo Rame, po ti ku je mo Rame? Aty ku më le mor Lul. Ec mor Rame dil nga bodrumi, mos rri në bodrum. Pse ke frikë mor Rame”, tha Luli gjatë një takimi me simpatizantë në Tiranë.


“Duke shkuar rrugës për Fier dhe vjen kjo video nga Luli. Po mor Lul, si mos të pyes për ty. Na thave sytë. Po si thanë, ‘vdiq Luli’, vetëm unë nuk e besova, se e di që ti je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7×7 bëjnë 42 dhe nuk e luan topi. I ndeze motorët ëë, i madh je.

Bravo Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që nuk të kanë lënë vetëm. Se kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton. Unë jam aty ku më le mor Lul, sipër çadrës tënde. E ça kohe ishte. Ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra me ballin lart.

Flokët si gjithmonë bik dhe me xhepin tënd plot me mesazhet e dokut tënd, që të çonte zemra në Iphone. Jam tremb mor Lul, sepse ti do fitosh prap. Por hallall se e meriton dhe bëhu i gjallë e mos mu ndaj tani. Forca demokratët euroatlantikë, erdhi dita. Rama ik”, tha Rama, shkruan A2 CNN.