LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit

Bashkimi fiton derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:70 (27:20, 11:23, 31:5, 14:22), në kuadër të javës së 24-të të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, gjegjësisht tetë minutat e parë, derisa pranë shifrave 19:19, vendasit u shkëputën për të fituar këtë pjesë 27:20.

Megjithatë, basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u rikthyen shpejt për të përmbysur shifrat dhe rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, për të shkuar në pushim me rezultat 38:43.


Por, Bashkimi tregoi fuqinë e tij në periodën e tretë, ku dominuan totalisht, 31:5, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 69:48.

Pavarësisht se basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u munduan në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi fitoi në fund, 83:70.

Dirk Williams kishte 22 pikë te vendasit, derisa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Mack Smith 17 pikë, ndërkohë që te Proton Cable Prizreni, Jordan Johnson kishte 28 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni pesë fitore e 19 humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
Dy lojtarë të Unitedit falin Taravinë së bashku në një xhami në Mançester

Dy lojtarë të Unitedit falin Taravinë së bashku në një xhami në Mançester

Premier League
Barcelona do të dërgojë skautë për të vëzhguar një lojtar në çerekfinalen, Real Madrid-Arsenal

Barcelona do të dërgojë skautë për të vëzhguar një lojtar në çerekfinalen, Real Madrid-Arsenal

La Liga
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori