LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Vonesa më e gjatë në shpallje të rezultateve që nga viti 2010

Cakolli: Vonesa më e gjatë në shpallje të rezultateve që nga viti 2010

Eugen Cakolli nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim ka thënë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shpallura sot, plot 34 ditë pas ditës së votimit, shënojnë vonesën më të gjatë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, që nga zgjedhjet e vitit 2010. 

Cakolli thotë se shpallja e sotme e rezultateve nuk shënon përfundimin e procesit, por vetëm mbylljen e një kapitulli.

“Në 48 orët e ardhshme pritet të parashtrohen mbase qindra ankesa, trajtimi i tërësishëm i të cilave mund të zgjasë deri në 12 ditë. Prej tyre, gjithsej 6 ditë janë të parapara në PZAP dhe 6 të tjera në Gjykatën Supreme. Kjo, pa llogaritur vendimet që mund të marrin këto institucione, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve”, tha Cakolli, përmes një postimi në Facebook.


Sipas Cakollit, edhe pse këto zgjedhje u mbajtën sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, KQZ-ja, për herë të parë, ka pasur gjashtë muaj kohë për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare.

“Prapëseprapë, këto vonesa nuk mund t’i atribuohen vetëm ndryshimeve, por menaxhimit joadekuat të procesit të numërimit nëpër QKN dhe QNR – që u shoqërua me zvarritje të panevojshme”, thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Drejtësi
Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Lajme
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Politikë
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Politikë
Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori