LAJMI I FUNDIT:

Fansat reagojnë ndaj trailerit të “Freakier Friday” me Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis

Fansat reagojnë ndaj trailerit të “Freakier Friday” me Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis

Disney ka publikuar zyrtarisht trailerin e filmit të shumëpritur “Freakier Friday”, vazhdimi i komedisë së vitit 2003 “Freaky Friday”.

Filmi do të rikthejë Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis në rolet e tyre ikonike, së bashku me Chad Michael Murray.

Si në filmin origjinal, personazhet e tyre shkëmbejnë trupat, por këtë herë me një kthesë të re.


Gjithashtu, duket se në këtë ngjarje përfshihen edhe vajza e Annës (Julia Butters) dhe njerka e ardhshme (Sophia Hammons).

Pasi traileri u publikua, fansat shprehën reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Disa u shprehën skeptikë për nevojën e një vazhdimi, duke e quajtur atë të panevojshëm.

Një përdorues shkroi: “Pse duhet të humbasin kaq shumë para dhe kohë për të bërë të njëjtin film përsëri?”.

Ndërsa një tjetër tha: “Në një epokë të vazhdimeve të kota, ky mund të jetë më i keqi”.

Megjithatë, shumë të tjerë mezi po e presin filmin. “Do të jetë një shpërthim nga e kaluara! Jam kaq i emocionuar!”, shkroi një fans.

Në trailer shfaqet Anna (Lohan) dhe Tess (Curtis) teksa konsultohen me një fallxhore, e luajtur nga Vanessa Bayer, e cila parashikon se do të ndodhë diçka e pazakontë.

Të nesërmen, ato zgjohen në trupat e gabuara dhe përpiqen të përballojnë situatën e çuditshme.

Filmi do të shfaqet në kinematë botërore më 8 gusht 2025. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti Rozanës në mbrojtje të Eglit: Ti e di si ka qenë e ngarkuar, Egli: Kur dola t'u realizua ëndrra

Gjesti Rozanës në mbrojtje të Eglit: Ti e di si ka qenë e ngarkuar, Egli: Kur dola t'u realizua ëndrra

Magazina
Rozana - Eglit: Çfarë ke parë jashtë? Paske ardhur për mua, banorja: Ti je askushi në jetën time

Rozana - Eglit: Çfarë ke parë jashtë? Paske ardhur për mua, banorja: Ti je askushi në jetën time

Magazina
Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Magazina
Bisedë e dyshimtë mes Rozanës dhe Kellyt për një banor: Kishte fikur mikorofnin dhe vetëm shante, thoshte

Bisedë e dyshimtë mes Rozanës dhe Kellyt për një banor: Kishte fikur mikorofnin dhe vetëm shante, thoshte "S'po më lënë të dal"

Magazina

"Ke qenë posesive", Rozana - Eglit: I shkoje Gjestit nga mbrapa

Magazina
Publiku vendos: Egli kthehet në garë, por me kufizime në rast se e fiton çmimin e madh

Publiku vendos: Egli kthehet në garë, por me kufizime në rast se e fiton çmimin e madh

Magazina
Kalo në kategori