LAJMI I FUNDIT:

Perez ka një kërkesë specifime për Ancelottin sa i përket njërit prej yjeve të skuadrës

Perez ka një kërkesë specifime për Ancelottin sa i përket njërit prej yjeve të skuadrës

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur me trajnerin Carlo Ancelotti dhe ka një kërkesë për të, shkruan Defensa Central, një portal i specializuar për lajme afër klubit madrilen.  

Sipas gazetarëve spanjollë, temë e bisedës ishte mesfushori Eduardo Camavinga (22). 

Reprezentuesi francez ka bërë 25 paraqitje (1367 minuta) këtë sezon, me një gol dhe dy asistime, megjithëse ka humbur rreth 15 ndeshje për shkak të problemeve me gjurin dhe muskujt.  


Perez po i lutet Ancelottit që të kthejë Camavinga në formë pasi klubi ngriti “shqetësime për gjendjen e tij”. 

Ancelotti ka për detyrë ta kthejë francezin në top formë. Ai është një lojtar që konsiderohet vendimtar për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Pavarësisht informacioneve që kanë dalë në media që mund të largohet, Real Madridi është ende duke llogaritur te Camaviga sepse shohin potencial të madh tek ai.  

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare
Lexo po ashtu Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Ata besojnë se ai mund të kthehet në një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në botë nëse përmirëson aspektet e tij taktike. Ai ka kontratë deri në vitin 2029 dhe presin që ai të jetë në klub edhe për shumë vite të tjera, shkruan Defensa Central. 

Camavinga filloi karrierën e tij profesionale në Rennes, para se të kalonte në vitin 2021 për 31 milionë euro dhe që atëherë ai ka grumbulluar 171 paraqitje, tre gola, nëntë asistime dhe 11 trofe. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 80 milionë euro. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori