LAJMI I FUNDIT:

Chelsea do të rrisë ndjekjen e yllit të madh të Man Utd

Chelsea do të rrisë ndjekjen e yllit të madh të Man Utd

Klubi nga Stamford Bridge thuhet se dëshiron transferimin e Kobbie Mainoo nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas CaughtOffside, Chelsea janë të përgatitur të shtojnë ndjekjen e tyre për mesfushorin anglez të United.

Blutë besojnë se mund të kenë nevojë për një mesfushor të ri, me Romeo Lavia që shpenzon më shumë kohë jashtë fushave sesa në skuadër.


Ndërkohë, Mainoo nuk duket afër arritjes së një marrëveshjeje të re me United pasi ai dëshiron një rritje masive pagash për të pasqyruar statusin e tij të ri në ekip.

Dy yjet e ekipit janë ende në shitje, Man Utd i vlerëson lojtarët me mbi 80 milionë euro
Lexo po ashtu Dy yjet e ekipit janë ende në shitje, Man Utd i vlerëson lojtarët me mbi 80 milionë euro

Aktualisht, Mainoo fiton vetëm 20 mijë funte në javë, gjë që e bën atë një nga anëtarët më pak të paguar të skuadrës.

Chelsea po monitoron situatën për të parë nëse United lejon shitjen e lojtarit të tyre të akademisë për të ndihmuar pozitën e tyre në Fair Play Financiar.

Mainoo shihet si një lojtar që mund të balancojë mesfushën e Chelseat. Megjithatë, kërkesat e tij për paga, të cilat do ta vendosin atë në mesin e fituesve më të mëdhenj të Bluve, si Cole Palmer, janë një ndërlikim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori