LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja te Liverpooli në dyshim, tre top klube evropiane po e monitorojnë situatën e Van Dijk

E ardhmja te Liverpooli në dyshim, tre top klube evropiane po e monitorojnë situatën e Van Dijk

Liverpool mbetet i vendosur për të vazhduar kontratën me Virgil Van Dijk, pavarësisht rritjes së interesit nga klubet kryesore evropiane.

Mbrojtësi holandez, së bashku me Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold, është në muajt e fundit të marrëveshjes së tij dhe mund të largohet si një transferim i lirë këtë verë.

Bisedimet mes Liverpoolit dhe kampit të Van Dijk kanë vazhduar për muaj të tërë, por një marrëveshje ende nuk është arritur, me kohëzgjatjen e kontratës që është një çështje kyçe.


Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në Ligën Premier, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2025
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në Ligën Premier, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2025

Ndërkohë, sipas TBR Football, tre top klube evropiane si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Bayern Munich e kanë parë nga afër lojtarin gjatë ndeshjes PSG – Liverpool.

Kampi i Van Dijk këmbëngul se ai nuk po negocion me klube të tjera, por palët rivale po monitorojnë nga afër situatën e tij.

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet
Lexo po ashtu E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Ndërsa Liverpool mbetet me shpresë edhe koha po mbaron për të siguruar të ardhmen e kapitenit të tyre.

Gjithsesi Van Dijk e ka mendjen te fusha ku synon të fitojë Ligën Premier si kapiten i Liverpoolit, pastaj të vendos përfundimisht të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Serie A
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Kalo në kategori