LAJMI I FUNDIT:

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Marcus Rashford ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij pas vetëm pesë ndeshjes si lojtar i Aston Villës. 

Rashford e gjeti veten jashtë preferencave të trajnerit Ruben Amorim tek Manchester United, me këtë të fundit që nuk ishte i kënaqur me nivelin e stërvitjes dhe përkushtimit të anglezit. 

Pasi shprehu dëshirën për të provuar një aventurë të re larg klubit të tij të fëmijërisë, Rashford ishte lidhur me një numër klubesh evropiane. 


Por, Villa lëvizi shpejtë për 27-vjeçari duke i dhuruar atij mundësinë për të vazhduar në Ligën Premier, por gjithashtu të rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve si huazim deri në fund të sezonit. 

U transferua tek Aston Villa, por Rashford ‘ëndërron’ kalimin tek një ekip tjetër
Lexo po ashtu U transferua tek Aston Villa, por Rashford ‘ëndërron’ kalimin tek një ekip tjetër

Reprezentuesi anglez mori fanellën me numër 9 që e la të lirë Jhon Duran pas transferimit të tij tek Al Nassr dhe deri më tani numëron pesë paraqitje për ekipin e Unai Emery, duke regjistruar dy asistime në rikthimin ndaj Chelseat. 

Kontrata e Rashford me United skadon në vitin 2028 por shanset që ai të rikthehet tek ‘Djajtë e Kuq’ duken jashtëzakonisht të vogla. 

Sipas një raportimi nga The Sun, Rashford është i gatshëm që ta bëjë transferimin e tij tek Villa të përhershëm, pasi po ndihet i ‘rigjallëruar’ tek ky ambient i ri. 

Ai ka lënë përshtypje të mëdha tek bashkëlojtarët, trajneri dhe tifozët në ‘Villa Park’ dhe përkushtimi i tij në stërvitje nuk ka kaluar pa u vënë re pas pretendimeve që bëri Amorim. 

Është raportuar se Villa e ka opsionin për ta blerë kartonin e Rashford për 40 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori