LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Real Madridi më ofroi një çek të pastër, por doja Barcelonën

Neymar: Real Madridi më ofroi një çek të pastër, por doja Barcelonën

Neymar Junior është hapur për lëvizjen e tij te Barcelona nga Santos në vitin 2013 dhe ka zbuluar se sa shumë dëshironte Real Madridi ta nënshkruante atë.

Pavarësisht se Real Madridi i ofroi atij atë që Neymar pretendon se ishte një ‘çek bosh’, ai donte të bashkohej me Barcelonën.

“Oferta e Real Madridit ishte një çek bosh, ata më thanë se mund të kem çfarë të dua… por unë e doja Barçën me zemër”, ka thënë fillimisht Neymar për Podpah.


Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'
Lexo po ashtu Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Tutje, ylli brazilian ka treguar dallimin mes asaj që fitoi te Barcelona dhe do të fitonte te Los Blancos nëse do të nënshkruante.

“Do të kisha fituar 3 herë më shumë para në Real Madrid. Florentino më ka pëlqyer gjithmonë”.

“Por, Ronaldinho luajti atje dhe unë doja të luaja me Messin”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/