LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

Sipas mediumit Fichajes, Real Madridi ka konfirmuar largimin e tre lojtarëve për sezonin e ardhshëm si pjesë e një strategjie për të forcuar skuadrën.

Fran Garcia, Arda Guler dhe Jesus Vallejo nuk do të vazhdojnë me klubin për shkak të performancës së dobët dhe ardhjes së përforcimeve të reja.


Garcia do të largohet për shkak të nënshkrimit të afërt të Miguel Gutierrez nga Girona, të cilin klubi e sheh si një opsion më të besueshëm për të konkurruar me Ferland Mendy.

Guler ka luftuar për t’u përshtatur në planet e Carlo Ancelottit, pjesërisht për shkak të lëndimeve, dhe me Nico Paz që impresionon te Como, ai mund të kërkojë mundësi diku tjetër për t’u zhvilluar.

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit
Lexo po ashtu Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Vallejo nuk ka pasur kurrë besimin e Ancelottit dhe, me klubin që synon të forcojë mbrojtjen e tij, e ardhmja e tij qëndron larg Bernabeut.

Këto largime pasqyrojnë planet e Real Madridit për të përmirësuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori