LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjeve: Luhen dy përballje në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Dita e ndeshjeve: Luhen dy përballje në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar dy nga katër ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë ku tashmë kanë mbetur vetëm tetë skuadra që kërkojnë trofeun i cili i dërgon edhe në garat evropiane.

Gjatë ditës së sotme janë në orar për t’u luajtur dy ndeshje, ndërsa dy të tjera pritet të zhvillohen gjatë ditës së nesërme (e enjte).


Gjyqtarët e katër sfidave çerekfinale në Kupën e Kosovës
Lexo po ashtu Gjyqtarët e katër sfidave çerekfinale në Kupën e Kosovës

Ndeshja e parë e kësaj dite është në mes të dy skuadrave nga Superliga e Kosovës, Malisheva dhe Llapi, e cila pritet të luhet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 13:00.

Takimi i dytë i ditës është ai në mes të Drenicës dhe Ferizajt që pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu, me orarin e njëjtë sikurse ndeshja e parë.

Ndryshe, në këtë fazë zhvillohet vetëm një ndeshje dhe në rast barazimi ekipet shkojnë në vazhdime apo edhe penallti, ndërsa nga faza gjysmëfinale ndeshjet luhen me vajtje-ardhje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori