LAJMI I FUNDIT:

Griezmann, ende i pazëvendësueshëm: Pse Simeone nuk heq dorë nga numri 7

Griezmann, ende i pazëvendësueshëm: Pse Simeone nuk heq dorë nga numri 7

“Jam me fat që jam trajner i një futbollisti si Griezmann”. Këto janë fjalët e Diego Simeones, trajnerit nën të cilin francezi ka shkëlqyer më shumë gjatë karrierës së tij.  

Një karrierë që e ka bërë atë “një nga më të mëdhenjtë në historinë e klubit”, siç e ka theksuar shpesh edhe vetë Simeone. 

Vitet kalojnë dhe ndryshimet janë të pashmangshme. Ashtu si Koke ka humbur vendin e tij si titullar, disa zëra sugjerojnë se prania e Sorloth (9 gola) mund ta dërgojë Antoine Griezmann në stol në disa raste. 


Por statistikat flasin ndryshe. Me 21 kontribute direkte në gola (15 gola dhe 6 asistime), Griezmann mbetet lojtari më i rëndësishëm në aspektin sulmues për Atletico Madridin, në të njëjtin nivel me Julián Alvarez (17 gola dhe 4 asistime). 

Një kalim gradual 

Me fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit në horizont, Griezmann mbetet jetik për skuadrën.  

Pavarësisht minutave të reduktuara në disa ndeshje, ai vazhdon të jetë një lojtar vendimtar. Nuk duhet harruar se është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe që nga kthimi te Atletico Madridit në vitin 2024, ka qenë gjithmonë ndër lojtarët më produktivë në sulm. 

Megjithëse me kalimin e kohës ka humbur pak nga shpejtësia dhe freskia, ai mbetet i pazëvendësueshëm. Nëse do të kalojë në stol, ky proces do të jetë më i ngadaltë sesa ai i shokut të tij të ngushtë, Koke. 

Një plan i personalizuar 

Me 34-vjetorin që po afron (më 21 mars), është normale që Griezmann të menaxhohet me kujdes. Largimi i tij nga Kombëtarja e Francës ka ndihmuar në këtë aspekt, ndërsa Atlético Madridi ka hartuar një plan të veçantë për ta mbajtur në formë gjatë një sezoni të ngarkuar. 

Deri tani, ai ka luajtur 35 ndeshje dhe ka grumbulluar mbi 2500 minuta, një ndër më të përdorurit në skuadër. 

Synimi i madh 

Griezmann është vetëm dy gola larg shifrës 200 në La Liga dhe katër gola larg 200 golave me fanellën e Atletico Madridit.  

Pavarësisht këtyre arritjeve personale, objektivi i tij kryesor mbetet i njëjtë: të fitojë një trofe madhor me Atletico Madridin – La Liga, Kupa e Mbretit apo Liga e Kampionëve. Një trofe që ende i mungon, pavarësisht performancave të tij të jashtëzakonshme. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Liga e Evropës
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori