Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se plani i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza përbën një kërcënim të madh për paqen botërore.
Duke folur në televizionin indonezian Narasi, Erdogan iu drejtua planit të Trumpit për të larguar më shumë se 2 milionë palestinezë nga Rripi i Gazës, për të pretenduar kontrollin e SHBA-së mbi të dhe për ta kthyer atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Unë e shoh vendimin e Trumpit për të bërë një marrëveshje të tillë me një vrasës si kryeministri izraelit Benjami Netanyahu, si një kërcënim të madh për paqen botërore”, tha Erdogan.
“Për momentin, askush nuk mund ta largojë Gazën nga palestinezët, nga gazanët. Guximi për të bërë diçka të tillë është, së pari, një kërcënim shumë i madh për paqen botërore”, shtoi lideri turk.
Erdogan tha gjithashtu se nuk i konsideron të sakta deklaratat e Trumpit, që përbëjnë atë që ai e quajti “sfida për shumë vende në botë”.
“Shpresa ime është që gabime të tilla të përmirëshohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe që një gjigant global si SHBA-ja të përmirësojë shpejt këto gabime në mënyrë që paqja globale të gjejë një mënyrë për t’ia dalë”, tha ai.
Ndryshe, bota arabe ka shprehur zemërim dhe fuqitë evropiane shqetësim të thellë për propozimin e Trumpit që palestinezët duhet të zhvendosen nga Gaza përgjithmonë për të lejuar që ajo të zhvillohet si një pronë turistike bregdetare nën kontrollin e SHBA-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës