LAJMI I FUNDIT:

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka këshilluar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, që të mos negociojë zotime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, por të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Këto deklarata, Hovenier i bëri gjatë një diskutimi në“Atlantic Council”, ku theksoi se Kosova ka bërë një zotim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që nga viti 2013, dhe ai zotim vazhdon të mbetet në fuqi, transmeton Telegrafi.

Ish-ambasadoi pohoi se kjo çështje është ripërsëritur edhe në Marrëveshjen Bazike të vitit 2023 dhe në Aneksin e saj të Zbatimit.


“Dhe, nëse do t’i jepja një këshillë Peter Sorensenit dhe BE-së rreth dialogut është se mendoj se mënyra më e mirë për të ecur përpara është të mos negociosh zotime të reja tani, sepse ajo që u arrit në vitin 2023 është një paketë mjaft mbresëlënëse. Thjesht mungon zbatimi”, u shpreh Hovenier.

Ai kritikoi si Kosovën, ashtu edhe Serbinë, për mungesën e seriozitetit në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke theksuar se të dyja palët do të përfitonin nga zbatimi i plotë i marrëveshjeve.

Hovenieri ka theksuar se një nga pikat e ngecjes në raportin Kosovë – Serbi ka qenë implementimi i mbrojtjes kushtetuese për komunitetet pakicë, veçanërisht atij serb, si dhe mënyra se si Serbia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me Planin e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ish-ambasadori mes tjerash deklaroi se duke ecur përpara, të dyja shtetet mund të kenë përfitime.

Gjatë diskutimit, Hovenier foli edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku deklaroi se procesi i votimi ka qenë në mënyrë demokratike.

Jeff Hovenier, i lindur në Bellingham, së fundmi doli në pension pas 34 vitesh me Shërbimin e Jashtëm të SHBA. Detyra e tij e fundit ishte si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Ai banon në Bellingham. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori