LAJMI I FUNDIT:

Sot luhen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës – vëmendja në kryeqytet

Sot luhen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës – vëmendja në kryeqytet

Sot (e shtunë) do të fillojë xhiroja e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku sipas programit do të zhvillohen dy ndeshje. 

Vëmendja kryesore bie tek derbi që do të zhvillohet në kryeqytet, atje ku Prishtina do të jetë nikoqire e Dritës me fillim nga ora 17:00. 

Mysafirët do të synojnë tri pikët për të vazhduar si lider në kampionat dhe për të mbajtur distancën me Ballkanin e vendit të dytë. 


Prishtina në anën tjetër do të kërkojë të gjejë rrugën tek fitoret në ligë, pasi nuk e ka shijuar atë në katër ndeshjet e fundit. 

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet është ajo mes Suharekës dhe Dukagjinit, e cila do të luhet në Therandë. 

Suharekasit që po kalojnë në një formë të luhatshme këtë sezon do tentojnë fitoren para shikuesve të tyre, teksa Dukagjini që gjendet në zonën e barazhit, do kërkojë rikthimin tek fitoret pas dy ndeshjeve pa rezultat pozitiv. 

Kjo ndeshje është paraparë që të nis me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori