LAJMI I FUNDIT:

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta ‘thyejë bankën’ për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta ‘thyejë bankën’ për ta marrë te Real Madridi

Interesimi i Real Madridit për mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, ka arritur majat e reja, me ekspertin e transferimeve Fabrizio Romano që zbulon se gjigantët spanjollë e shohin Salibën si “versionin mbrojtës” të Jude Bellingham.

Sipas Romanos, klubi spanjoll është mahnitur me francezin 22-vjeçar, duke e konsideruar atë një “super yll” që mund të forcojë radhët e tyre mbrojtëse për vitet në vijim.

Saliba e ka vendosur veten si një nga mbrojtësit më të mirë të Ligës Premier nën drejtimin e Mikel Artetës në Arsenal, duke treguar disiplinën, cilësitë teknike dhe aftësitë e tij drejtuese.


Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit, të cilët besojnë se ai do të ishte një investim ideal mbrojtës afatgjatë.

Me Antonio Rudiger dhe David Alaba që i afrohen fazave të fundit të karrierës së tyre, aftësia teknike dhe organizimi mbrojtës i Salibas e bëjnë atë një zëvendësues tërheqës.

Zbulohet plani i Real Madridit për transferimin e Salibas
Lexo po ashtu Zbulohet plani i Real Madridit për transferimin e Salibas

Megjithatë, shërbimet e tij ka të ngjarë të kenë një çmim të lartë, duke pasur parasysh reputacionin e tij si një nga mbrojtësit më të mirë të Ligës Premier.

Me afrimin e merkatos së verës, të gjithë sytë do të jenë te Real Madridi për të parë nëse ata janë të gatshëm të thyejnë bankën për të siguruar nënshkrimin e Salibas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori