LAJMI I FUNDIT:

Hoeness tundon Wirtzin me mesazhin e fundit rreth të ardhmes

Hoeness tundon Wirtzin me mesazhin e fundit rreth të ardhmes

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, beson se mesfushori sulmues i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, përfundimisht duhet t’i bashkohet klubit të Mynihut.

“Unë do të thoja që Florian Wirtz duhet të luajë për Bayernin. Është një ëndërr”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Musiala, Wirtz dhe lojtarë të tjerë të rinj do të siguronin të ardhmen e Bayernit për shumë vite”, shtoi më tej Hoeness.


21-vjeçari Wirtz ka kontratë me Bayer deri në vitin 2027.

Këtë sezon ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 32 ndeshje.

Por, Bavarezët janë në dijeni se do ta kenë shumë të vështirë transferimin e tij shkaku që edhe Real Madridi është në garë për të. /Telegrafi/