LAJMI I FUNDIT:

BE-ja është e gatshme për “negociatat e ashpra” me Trumpin, thotë Von der Leyen mes frikës për tarifat

BE-ja është e gatshme për “negociatat e ashpra” me Trumpin, thotë Von der Leyen mes frikës për tarifat

Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në “negociatat e ashpra” me Donald Trumpin për të parandaluar një luftë tregtare midis dy anëve të Atlantikut, tha Ursula von der Leyen të martën, një ditë pasi Kanadaja dhe Meksika arritën marrëveshje të minutës së fundit me Shtëpinë e Bardhë për të shmangur përkohësisht vendosjen e dhimbshme të tarifave 25 për qind.

Trump paralajmëroi të dielën se tarifat kundër bllokut “do të ndodhin patjetër” dhe do të futeshin “shumë shpejt”, duke i vënë zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel në gatishmëri të lartë, transmeton Telegrafi.

“Ne do të jemi gati për negociata të ashpra aty ku është e nevojshme dhe për të gjetur zgjidhje aty ku është e mundur, për të zgjidhur çdo ankesë dhe për të vendosur themelet për një partneritet më të fortë. Ne do të jemi të hapur dhe pragmatikë në mënyrën se si ta arrijmë këtë”, tha presidentja e Komisionit Evropian në mbledhjen vjetore të ambasadorëve të BE-së në Bruksel.


“Por ne do ta bëjmë po aq të qartë se ne gjithmonë do të mbrojmë interesat tona – sido që të jetë e nevojshme dhe kurdo që kjo të jetë e nevojshme. Kjo do të jetë gjithmonë mënyra evropiane”, shtoi ajo.

Marrëveshjet me Kanadanë dhe Meksikën, të shpallura menjëherë pasi kryeministri Justin Trudeau dhe presidentja Claudia Sheinbaum zhvilluan telefonata të veçanta me Trumpin, sugjerojnë se republikani i sheh tarifat si një mjet të politikës së jashtme për të nxjerrë koncesione nga vendet e tjera, duke përfshirë aleatët e ngushtë, në vend që të të ribalancojë marrëdhëniet tregtare, siç pretendoi ai gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale.

Marrëveshjet me Kanadanë dhe Meksikën përfshijnë angazhime për të përforcuar kontrollet kufitare dhe për të goditur tregtinë e fentanilit, trafikun e armëve dhe krimin e organizuar.

Në këmbim, Trump do të vonojë tarifat 25 për qind për një periudhë fillestare prej 30 ditësh, dhe Kanadaja dhe Meksika do të përmbahen nga vendosja e kundër-taksave që kishin projektuar.

Në të kundërt, tarifat 10 për qind ndaj Kinës kanë hyrë në fuqi, duke bërë që Pekini të hakmerret.

“Bashkimi Evropian ka abuzuar me Shtetet e Bashkuara për vite dhe ato nuk mund ta bëjnë këtë”, u tha Trump gazetarëve.

BE-ja ka pasur një suficit prej kohësh në mallra me SHBA-në, me vlerë 155.8 miliardë euro në vitin 2023.

Produktet farmaceutike dhe automjetet ishin eksportet më të vlefshme, sipas Eurostat.

Por në shërbime, flukset janë të kundërta: BE-ja ka një deficit të vazhdueshëm dhe të konsiderueshëm me SHBA-në, me vlerë 104 miliardë euro në 2023.

Trump i ka fokusuar ankesat e tij tek mallrat, pa marrë parasysh shërbimet.

“Ata nuk i marrin veturat tona, nuk i marrin produktet tona bujqësore, ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe ne marrim gjithçka prej tyre. Miliona vetura, sasi të jashtëzakonshme ushqimesh dhe produkte bujqësore”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia

Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia

Evropa
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Turqia
Rusët kërcënojnë ushtarët e tyre me ekzekutim nëse nuk i kthejnë territoret e humbura

Rusët kërcënojnë ushtarët e tyre me ekzekutim nëse nuk i kthejnë territoret e humbura

Evropa
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Evropa
Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë - 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë - 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge

Azia
Publikohen pamjet e para nga të shtënat me armë në një shkollë në Suedi

Publikohen pamjet e para nga të shtënat me armë në një shkollë në Suedi

Evropa
Kalo në kategori