LAJMI I FUNDIT:

Krisje raportesh tek Milani? Tre yje janë të pakënaqur me trajnerin Conceicao

Krisje raportesh tek Milani? Tre yje janë të pakënaqur me trajnerin Conceicao

Raportet në Itali pohojnë se disa lojtarë të Milanit, duke përfshirë Christian Pulisic dhe Theo Hernandez, janë të pakënaqur me metodat e trajnerit Sergio Conceiçao.  

Situata ka arritur në një pikë të tillë saqë Álvaro Morata ka vendosur të largohet nga klubi këtë muaj. 

Gazetat Repubblica dhe Tuttosport raportojnë se një pjesë e zhveshtores nuk e vlerëson qasjen e rreptë të Conceiçao. 


Kjo ka çuar në diskutime me Moratan për një transferim në janar te Galatasaray, i cili me shumë mundësi do të finalizohet nëse Milan arrin të sigurojnë shërbimet e Santiago Gimenez nga Feyenoord. 

Sipas raporteve, Conceiçao është shumë i rreptë me ekipin gjatë seancave stërvitore dhe takimeve teknike. Gjithashtu, trajneri irritoi lojtarët javën e kaluar kur vendosi të largohej para kohe për ndeshjen kundër Parmas. 

Klima e keqe në Milan u bë e dukshme gjatë humbjes me rezultat 2-1 ndaj Dinamo Zagreb të mërkurën, kur Yunus Musah u përjashtua me karton të kuq, dhe veçanërisht gjatë fitores me rezultat 3-2 ndaj Parmas, ku Conceiçao dhe Davide Calabria u përfshin në një konflikt verbal fushë. 

Calabria, kapiteni i Rossonerëve, pritet gjithashtu të largohet nga San Siro këtë muaj. 

Milani ka dy alternativa për ta zëvendësuar Moratan – bisedimet tashmë kanë nisur
Lexo po ashtu Milani ka dy alternativa për ta zëvendësuar Moratan – bisedimet tashmë kanë nisur

Sipas Repubblica, Theo Hernandez dhe Christian Pulisic janë ndër lojtarët që janë të pakënaqur me metodat e Conceiçao.  

Portugezi nënshkroi një kontratë deri në qershor 2026 në dhjetor, por Milan kanë mundësinë të ndërpresin marrëveshjen në fund të sezonit. 

 Situata aktuale po sfidon qëndrueshmërinë e trajnerit dhe harmoninë brenda ekipit, duke lënë të hapura pyetjet për të ardhmen e tij në klub./Telegrafi/