LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime të mëdha në fazën e mbrojtjes – Real Madridi po planifikon transferimin e dy yjeve në atë pozitë

Ndryshime të mëdha në fazën e mbrojtjes – Real Madridi po planifikon transferimin e dy yjeve në atë pozitë

Real Madridi po përgatitet që të ndajë rrugët me David Alaba dhe Eder Militao në një lëvizje që do të ndryshonte totalisht fazën e mbrojtjes.

Bordi i klubit është i shqetësuar për problemet e vazhdueshme me lëndimet që kanë pasur të dy lojtarët dhe si rezultat, janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat gjatë afatit kalimtar veror.

Militao u transferua nga Porto në verën e vitit 2019 për 50 milionë euro, por për shkak të lëndimeve të tij të vazhdueshme, veçanërisht në gju, Real Madridi ka filluar të ketë dyshime për gjendjen e tij fizike.


Alaba në ndërkohë iu bashkua atyre si lojtar i lirë nga Bayern Munich në verën e vitit 2021 dhe deri para lëndimit kishte pasur paraqitje të shkëlqyeshme.

Carlo Ancelotti paralajmëron Mbappen për formën e tij në konferencën e fundit të vitit
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti paralajmëron Mbappen për formën e tij në konferencën e fundit të vitit

Megjithatë, 32-vjeçari e këputi ligamentin e gjurit në fund të vitit të kaluar dhe nuk ka qenë në gjendje të luajë më për ‘Los Blancos’ që prej atëherë.

Real Madridi po shikon për t’i zëvendësuar ata dhe tashmë ka vendosur Virgil Van Dijk në listën e tyre të ngushtë sipas Football Transfers.

33-vjeçarit do t’i skadojë së shpejti kontrata me Liverpoolin dhe palët ende nuk kanë gjetur marrëveshje për rinovimin e saj. Marca më herët kishte raportuar se Van Dijk konsiderohet si një ‘përforcim ëndrrash’ për gjigantin spanjoll.

Jonathan Tah gjithashtu është në mesin e emrave të përmendur për ta përforcuar ekipin e Carlo Ancelottit.

28-vjeçarit do t’i skadojë në fund të sezonit kontrata me Bayer Leverkusenin, por për të ka një garë të ashpër pasi edhe Barcelona është shumë e interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori