Kritikat në Prishtinë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ndaj homologut Albin Kurti, po vlerësohen si të gabuara nga njohës të zhvillimeve politike. Ata thonë se kritikat është dashur të adresohen në një takim bilateral mes liderëve, e jo në një seancë solemne në mes dy vendeve sikur ajo e djeshmja.
Kryeministri i Shqipërisë e “goditi” homologun nga Kosova gjatë fjalimit në seancën solemne mes dy Kuvendeve në Prishtinë.
Përveç kritikave për mosveprim ndaj zhvillimeve të vlerësuara si të padrejta në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama i dha leksione Albin Kurtit edhe si ta drejtojë dialogun me Serbinë.
Këtë retorikë nuk e lavdëron analistja Magbule Shkodra, e cila thotë se nuk ishte vendi e as momenti për ta përdorur atë.
“Unë do ta preferoja që kryeministri Edi Rama, një gjë të tillë ta bënte ndoshta në ndonjë takim bilateral në mes tij dhe kryeministrit Kurti, por ja që ai e zgjodhi këtë mënyrë edhe kjo flet më shumë se raportet e tyre në fakt ashtu siç edhe ne kemi thënë në të kaluarën dhe e kemi parë, nuk janë në nivelin e duhur”, ka thënë Magbule Shkodra, analiste politike.
Megjithatë Shkodra thotë se kritikat e Ramës duhet pranuar dhe nuk duhet të pritet që ai të jetë gjithmonë përkrahës ndaj Kosovës.
Shkodra, por edhe analisti nga Shqipëria Ben Andoni thonë se fjalimet e tilla mund të lidhen me shkaqe elektoral, pasi dy shtetet shqiptare gjenden në prag të zgjedhjeve.
Të dy analistët pajtohen se kryeministri Kurti ishte më i matur në fjalimin e tij.
“Për Zotin, Kurti po mendoj që ishte shumë i kujdesshëm, mbas fjalimit ku ai mbajti me 2 dhjetor, në këtë fjalim që mbajti dje ai u mundua të ishte i kujdesshëm dhe duke përdorur më shumë në planin e brendshëm”, ka thënë Ben Andoni, analist politik.
Kritika për Kurtin, madje të ashpra adresoi edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite