LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka folur për këtë parti dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“LDK, për momentin, është partia më e përgatitur politike për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe këtë e them me bindje të plotë, duke pas parasysh që ne jemi partia e vetme me plan dhe me projekt në tavolinë. Pra e vetmja parti që e ka një projekt serioz para vetes, të gjitha partitë tjera do të përgatiten për zgjedhje tek tash”, ka deklaruar ai.

Zogaj në këtë intervistë me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu, ka treguar se cili është programi politik i kësaj partie dhe pse LDK e Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën.


Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në emisionin “Përballje”/ Foto:Ridvan Slivova

Zogaj ka thënë se kanë kryer të gjitha reformat në parti dhe kanë kandidatin më të mirë.

“Kemi edhe një kandidat për kryeministër, i cili mendoj që është më i miri që mundet me pas vendi aktualisht për kryeministër. Një ekonomist, një profesionist superior, i cili edhe e ka tregu me vepra, i cili ka tregu me plane, me projekte që mund të jetë një prej kryeministrave ma të mirë që mund ta ketë vendi në këtë kohë”, tha Zogaj.

Kandidati për deputet i kësaj partie, tutje ka shtuar se Abdixhiku këtë përkushtim e ka treguar edhe në kohën kur ishte ministër.

“Atë e ka tregu edhe në kohën kur ka qenë ministër….Lumiri është menaxher i projekteve të mëdha kapitale, gjatë të cilën ne nuk jemi duke e pa tash tek kryeministri aktual, Lumiri është menaxher i projekteve, është menaxher i programit i cili implementohet me efikasitet të lartë. Jo politikan i demagogjive e i fjalëve të thata e boshe e jo politikan të themi kështu, i bisedave e i orientimit kah çështjet ballkanike”….ka deklaruar Zogaj.

Në këtë intervistë Zogaj ka folur edhe për tema tjera si inflacioni, zhvillimi ekonomik dhe përplasjes pozitë -opozitë për temat e mëdha në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori