LAJMI I FUNDIT:

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova deklaroi se nuk pret që administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndikojë në punën e kësaj gjykate. Duke i ndërlidhur me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trendafilova tha se “askush, asnjëherë, nuk ka provuar të ndërhyjë në punën tonë”.

Ajo theksoi se fundi i Dhomave të Specializuara në Hagë do të ndodhë vetëm kur rastet të përmbyllen.

Ndërkohë, bëri të ditur se në prill të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë çështja e prokurorisë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve dhe t’i hapet rruga çështjes së mbrojtjes.


Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Speciale theksoi se janë 43 dëshmitarë që prokuroria ka planifikuar t’i dëgjojë.

Gjatë informimit të mediave mbi zhvillimet e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, kryetarja e kësaj gjykate ka folur për procedurën gjyqësore në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Procedura gjyqësore në rastin Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi është një rast shumë voluminoz. Në këtë rast kemi dhjetë akuza për secilin të akuzuar për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Ka ekipe mbrojtëse që janë shumë aktive në sallën e gjyqit, siç duhet të jetë rasti, sigurisht që duhet t’u shërbejnë më së miri klientëve të tyre. Janë 153 viktima që janë të etnive të ndryshme, shqiptarë, serbë, ka edhe romë, egjiptianë. Kështu që këtu është një larmi personash të ndryshëm. Dua t’ua sqaroj të gjithëve që janë të interesuar të dëgjojnë për viktimat që marrin pjesë në procedura. Ju nuk duhet të mendoni që gjyqtarët thjesht po i japin kujtdo që dëshiron t’i jepet statusi pjesëmarrës. Është miratuar kërkesa e viktimave të supozuara në ligj dhe në rregulla ka disa kërkesa shumë strikte që duhet të plotësohen në mënyrë që kushdo që pretendon se është viktimë të lejohet të marrë pjesë në procedurë”, deklaroi Trendafilova.

Kryetarja e Gjykatës Speciale tha se janë bërë hapa për të intensifikuar ritmin e procedurave dhe për të përshpejtuar ato.

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Lexo po ashtu Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

“Është komunikuar nga prokuroria se janë 43 dëshmitarë që prokuroria po mendon të dëgjojë dhe të mbyllë çështjen. Dhe ende data është jo më vonë se prilli i vitit të ardhshëm. Dhe javën e kaluar prokuroria vendosi të anulojë nga lista 14 dëshmitarë. Sigurisht, ky është rezultat i politikës shumë të fuqishme të menaxhimit nga trupi gjykues 2, i cili zhvilloi një sërë konferencash me palët që ishin konferenca publike, duke diskutuar se çfarë hapash duheshin marrë për të intensifikuar ritmin e procedurave dhe për të përshpejtuar procedurat… Numri fillestar i dëshmitarëve ishte rreth 152 dhe edhe atëherë prokurori thoshte dhe mund të shtohen edhe disa. Pra totali mund të kishte arritur në 355. Pra ky është një nga hapat që është ndërmarrë drejt efikasitetit në këtë rast”, shtoi Trendafilova për mediat.

Ish-i dërguari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell kishte kritikuar Gjykatën Speciale, e cila sipas tij përdor “akuza të sajuara nga Jack Smith” kundër krerëve të UÇK-së.

Administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trendafilova nuk pret që do të përfshihet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Ne nuk jemi subjekt politik. Ne jemi gjykatë. Dhe askush nga ne nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim lidhur me krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Në fakt, palët tona kryesore të interesit janë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por ne kemi edhe shtete kontribuuese, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, këtë e kam thënë dhe do ta përsëris deri në momentin kur do të jem gabim, se askush nuk u përpoq të ndërhynte në punën tonë, vetëm nëse kanë pyetur se sa do të zgjasë ky rast, sa kohë do të zgjasë ai rast, kjo është e gjitha. Pra, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara kanë qenë para së gjithash… Ky është projekt i Bashkimit Evropian dhe i Kosovës. Fundi i institucionit mund të jetë njoftimi nga Këshilli i Bashkimit Evropian se çështja është para përfundimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe se hetimet kanë përfunduar. Dhe në lidhje me [zgjedhjet], kjo ishte zgjedhja e njerëzve në Shtetet e Bashkuara, zgjedhje spektakolare. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dihet se janë një nga vendet që promovojnë shumë sundimin e ligjit dhe nuk mendoj se do të përfshihen në ndonjë gjë që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës”, u përgjigj Trendafilova.

Trendafilova u pyet edhe për raportet për ish-prokurorin Jack Smith, dhe “se ai ishte i korruptuar dhe kishte sjellë dëshmitarë për Thaçin dhe te tjerët”.

Kryetarja e Gjykatës Speciale deklaroi se “ai është shtetas i Shteteve të Bashkuara dhe besoj se do të marrin masa”.

“Nëse, për shembull, dikush vetëm në mënyrë abstrakte, përveç pyetjes konkrete, nëse dikush ka qenë i angazhuar me dëshmitarë, prova të rreme, duke fabrikuar disa prova, kjo i takon gjykatësve për të vendosur. Ne po shqyrtojmë me përpikëri çdo pjesë të provave, nëse është e rëndësishme, nëse është e besueshme, nëse është e sigurtë, nëse është e rëndësishme për të gjithë lëndën e çështjes ose për disa elementë. Dhe, sigurisht, autenticiteti, natyrisht dhe gjyqtarët do të jenë absolutisht të pamëshirshëm ndaj pjesëve të provave që nuk plotësojnë standardet e larta që ne kemi përfshirë në procedurën dhe provat tona. Ata thjesht do të shpërfillin këtë pjesë të provës, nuk do të jetë pjesë e sistemit të provave mbi të cilat gjyqtarët do të vendosin për objektin e çështjes, qoftë dënim, qoftë lirim, drejtësia vendoset në mënyrë të barabartë”, deklaroi kryetarja e Gjykatës Speciale.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova mohoi të ketë dëgjuar më parë emrin e Enver Sekiraqës, kur u pyet se a është marrë në pyetje si dëshmitar.

“Emrin e këtij personi e dëgjoj për herë të parë dhe këtu nuk ka asgjë. Kështu që nuk pata kohë të pyes jo veten sigurisht, por dikë nga kolegët e mi më të rinj, ekipin, për të gjetur diçka më shumë, por për këtë periudhë kohore nuk ka asgjë në dosje. Ai emër nuk figuron kurrë në dosje, sepse unë i marr të gjitha dosjet. Dhe nëse nuk kam kohë gjatë javës për të lexuar, gjatë fundjavës do të ndjek gjithçka”, përfundoi Trendafilova.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori