LAJMI I FUNDIT:

​Gashi, Kurtit: Pse kjo urgjencë për buxhetin – dil trego

​Gashi, Kurtit: Pse kjo urgjencë për buxhetin – dil trego

Pas votimit në parim të buxhetit 2025 dhe kërkesës së Vetëvendosjes që të shmangen afatet e rregulloreve të Kuvendit për shqyrtim të projektligjit për ndarjet buxhetore në lexim të dytë, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi iu drejtua kryeministrit të vendit, Albin Kurti, iu drejtua me këto fjalë: “çka është urgjente, dil trego mos u çaravesh aty prej vendit se je kryeministër”.

Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili kërkoi nga Gashi të jetë i kujdesshëm me fjalorin.

Pas votimit në parim të buxhetit 2025 dhe kërkesës së Vetëvendosjes që të shmangen afatet e rregulloreve të Kuvendit për shqyrtim të projektligjit për ndarjet buxhetore në lexim të dytë, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi iu drejtua kryeministrit të vendit, Albin Kurti, iu drejtua me këto fjalë: “çka është urgjente, dil trego mos u çaravesh aty prej vendit se je kryeministër”. Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili kërkoi nga Gashi të jetë i kujdesshëm me fjalorin.


“Nuk po e kuptoj pse kjo është urgjencë, brenda dy ditëve, po kërkohet që të dërgohen amendamentet, propozimet nga deputetët dhe brenda 10 ditëve të mbyllet i tërë procesi i miratimit në lexim të dytë projektligjit për ndarje buxhetore kur kohë ka deri me 22 dhjetor. Çka është urgjenca? Kryeministër mos u qesh trego cila është urgjenca se ti i ke thënë këtyre me bë urgjencë. Dil trego cila është urgjenca se buxheti vlen nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Dil trego mos u çaravesh aty prej vendit, se je kryeministër i vendit.

Glauk Konjufca: Kujdes me fjalorin.

Gashi: Janë fjalë që i ka thënë ky vetë (Albin Kurti) kur ka qenë në opozitë. Veç po ia përsëriti fjalët”.

Ndërkaq, deputeti i pushtetit Armend Muja ka propozuar që të shmangen afatet e rregulloreve të Kuvendit për shqyrtim të projektligjit për ndarjet buxhetore. Ai ka propozuar që shqyrtimi i dytë të bëhet në seancën e Kuvendit më 21 nëntor. Ndaj kësaj kanë reaguar opozita.

Me 60 vota për dhe një abstenim u votua mocioni i propozuar nga Armend Muja.

Para votimit të buxhetit në lexim, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar Qeverinë aktuale të Kosovës për rritjen e pagave, duke thënë se ‘pagat më së shumti janë rritur për zyrtarët qeveritarë’.

“Kur këto sfida janë të mëdha, kur sot kemi braktisje të vendeve të punës nga institucionet të rëndësishme, kur sot inflacioni është i rritur, qytetarët përballen me shtrenjtim të energjisë elektrike në 200 për qind, tatimi në pronë është i rritur në atë masë sa bëhet i papërballueshëm natyrisht që arroganca e këtij pushteti flet për buxhet të ëndrrave, historik sepse mospërfillja është ajo e cila i ka goditur këtë qeveri që po godet çdo ditë në jetën e secilit qytetarë të Kosovës”, ka thënë ajo.

Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të hënën ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2025 në vlerë 3.6 miliardë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori