LAJMI I FUNDIT:

Çitaku kritika Qeverisë: Me Ligjin për tatimin, qytetarët ma lehtë do ta kenë të paguajnë qira se të kenë pronë

Çitaku kritika Qeverisë: Me Ligjin për tatimin, qytetarët ma lehtë do ta kenë të paguajnë qira se të kenë pronë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka deklaruar se ka pakënaqësi të madhe qytetare në raport me qeverisjen aktuale.

“Qytetari i Kosovës është i lodhur, është i ngopur me drama, me pasiguri me paparashikueshmëri. Një pensioner apo pensionere e ka të pamundur që ta përmbyllë muajin me 100 euro. Dhe, kur po flas për inflacionin, nuk po flas për rritjen e çmimeve të produkteve të luksit, por flas për çmimet e shportës bazike, elementare”, ka deklaruar ajo.

Me cilën parti është më e afërt ideologjikisht PDK-ja dhe sa janë gjasat për qeverisje PDK-LVV, flet Vlora Çitaku
Lexo po ashtu Me cilën parti është më e afërt ideologjikisht PDK-ja dhe sa janë gjasat për qeverisje PDK-LVV, flet Vlora Çitaku

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së thotë se rritja e çmimeve ka shkuar deri në 100%, në ndërkohë që pagat kanë mbetur të njëjta.


Ajo thotë se për më tepër ka pasur dhe ka tendenca për të ndryshuar legjislacionin, i cili do të rëndojë edhe më shumë edhe biznesin, edhe familjet kosovare.

Vlora Çitaku – Sekretare e Përgjithshme e PDK-së gjatë intervistës në Telegrafi.com /Foto: Ridvan Slivova

“E kemi Ligjin për tatimin në pronë, e cila ka me ju ba të pamundur qytetarëve të Kosovës me pasë prona, më lehtë kanë me pasë me pagu qira sesa me mbajtë shtëpi”.

Çitaku: Qeverisja Kurti arrogante, Bedri Hamza është alternativa më e mirë për Kosovën
Lexo po ashtu Çitaku: Qeverisja Kurti arrogante, Bedri Hamza është alternativa më e mirë për Kosovën

Çitaku thotë se kjo qeveri ka pasur mandatin e plotë për të qeverisur dhe për të realizuar projektet e planifikuara por që sipas saj kjo as për së afërmi nuk ka ndodhur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori