Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që javën e ardhshme të mbahet një seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës “Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2025”.
Gashi pas mbledhjes së Kryesisë përmes një konference për media ka thënë se seanca për buxhetin do të jetë shumë dinamike, përcjellë Telegrafi.
“Patëm mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u diskutuan çështje të ndryshme dhe u vendos që ditën e hënë të jetë një seancë me një pikë të vetme të rendit të ditës ‘diskutimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025’. Pra do të jetë një seancë dinamike dhe që e ka një fokus të veçantë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, java e ardhshme është përcaktuese se si do të jetë buxheti i Kosovës, por i pyetur se a do ta votojnë buxhetin, Gashi tha: “Ne nuk e votojmë buxhetin. Buxheti ka probleme ligjore dhe kushtetuese”.
Ai po ashtu tha se vendimmarrja në Kuvend vazhdon të jetë e vështirësuar.
“Sot kemi vazhdimin e seancës së javës së kaluar. Por të shohim se a do të jetë prezent LVV-ja…”, ka thënë ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se edhe AAK-ja do ta kundërshtojë buxhetin.
“Buxheti i kësaj qeverie është buxheti i cili e konfirmon mbytjen e zhvillimit ekonomik. Është buxhet i cili ja ka varros shpresën 80 mijë njerëzve që punojnë në shtet, është buxhet që nga ne do të kundërshtohet fuqishme dhe është buxhet që duhet të rishikohet në mars të vitit te ardhshëm. Nuk ka mundësi ky ligj as të përmirësohet më. Ne nuk e votojmë këtë buxhet”, ka deklaruar Tahiri.
Ndërkaq shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ata e kanë shumicën parlamentare dhe se sa i përket deklarimit të opozitës se nuk do ta votojnë buxhetin, ka thënë se është çështje e vendimmarrjes së tyre.
“Ne e kemi shumicën parlamentare. Për opozitën s’kam çfarë të them. Është çështje e vendimmarrjes së tyre. Qëndrimin e grupit parlamentar të VV-së mund ta dëgjoni në seancë”, është shprehur ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale