LAJMI I FUNDIT:

KPK-ja ankohet se ekzekutivi nuk po iu merr parasysh kërkesat për shtim të stafit

KPK-ja ankohet se ekzekutivi nuk po iu merr parasysh kërkesat për shtim të stafit

Këshilli Prokurorial i Kosovës, po ankohet se Ministria e Financave nuk po u jep buxhet për të paguar kujdestaritë e prokurorëve dhe të stafit, ndërkohë që kanë thënë se kanë kërkuar shtimin e mbi 200 pozitave për vitin e ardhshëm, por vetëm 5 ka vendosur tu plotësojë Ministria e Financave.

273 punonjës të ri, përfshirë edhe shtimin e 31 prokurorëve ka kërkuar Këshilli Prokurorial i Kosovës për vitin 2025, nga Ministria e Financave.

Por, kjo kërkesë e KPK-së, ka hasur mirëkuptim vetëm për plotësimin e 5 pozitave shtesë, dhe atë për Zyrën për mbrojtjen dhe ndihmë të viktimave.


Në një përgjigje për Dukagjinin nga Këshilli prokurorial janë ankuar se përveç mosplotësimit të këtyre kërkesave, Ministria e Financave nuk po u përgjigjet as në kërkesa buxhetore, për shtesa të prokurorëve e stafit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes kërkesave buxhetore, kërkon vazhdimisht mjete për mbulimin e shpenzimeve të kujdestarisë për prokurorë dhe për staf mbështetës, shtesa për kushte tregu, funksione shtesë, për punën jashtë orarit të rregullt të punës dhe shpenzime të tjera. Megjithatë, mjetet e ndara me ligje të buxhetit asnjëherë nuk i kanë mbuluar kërkesat e KPK-së. Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes kërkesës buxhetore për vitin 2025, ka kërkuar 273 pozita, përfshirë 31 prokurorë dhe 242 punonjës të stafit mbështetës. Bazuar në Qarkoren 2025/02, të lëshuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, për Këshilli Prokurorial janë ndarë vetëm 5 pozita shtesë, konkretisht për Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave. Kujdestaria e sistemit prokurorial paguhet sipas Vendimit KPK-767/2023, me të cilën është përcaktuar se prokurori kujdestar do të kompensohet në vlerën monetare prej 20€ në ditë, por jo më shumë se 10 ditë në muaj, ndërsa punonjësi i stafit mbështetës do të kompensohet në vlerën monetare prej 10€ në ditë. Mosaprovimi i tërësishëm i kërkesës buxhetore të Këshillit nga Qeveria e Kosovës është duke e vështirësuar jashtëzakonisht punë e sistemit prokurorial, për arsye të mosekzekutimit të mjeteve (shtesave) të prokurorëve dhe të stafit mbështetës, ashtu siç janë të përcaktuara me Ligj të Pagave dhe akte të tjera nënligjore”- Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Dukagjini ka pyetur që nga java e kaluar për këto çështje dhe ankesa të KPK-së edhe Ministrinë e Financave, por ata nuk janë përgjigjur.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, sistemi prokurorial nuk ka nevojë për rritje të numrit të prokurorëve, por për funksione të tjera, tek thonë se inatet mes ekzekutivit e sistemit të drejtësisë po ndikojnë edhe në punë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka pasur prioritet se edhe në këtë aspekt drejtësinë do ta ketë primare mirëpo kjo nuk është reflektuar më pastaj, në buxhet e para në anën tjetër kur e shohim lëvizjen përball vlerave të paracaktuara nga MF-ja dhe rastin e  votimit në Kuvend dhe shohim sulmet dhe akuzat në sistemin e drejtësisë duke bërë ndërhyrje kushtetuese atëherë edhe qartë e shohim, se në rastin konkret kemi edhe inate që reflektohen në buxhet”, ka thënë Gzim Shala- hulumtues në IKD.

Ndërkohë që ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari thotë se ministritë përgjegjëse duhet t’i përgjigjen çdo kërkese të sistemit të drejtësisë.

“Mos realizimi i kërkesave mospërmbushja e kërkesave në theks të veçantë buxhetore në raport me KGJK-në dhe KPK është dështim i kësaj qeveri dhe çdo qeverie tjetër e cila nuk ka reflektuar në raport me këto kërkesa”, ka thënë Ardian Bajraktari – ish sekretar në MD.

Partia në pushtet vazhdimisht ka hedhur akuza në drejtim të sistemit prokurorial, sidomos gjatë kohës së mosngritjes së aktakuzës për rastin e sulmit terrorist të Banjskës, si dhe për çështjen e kryeprokurorit të shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori