LAJMI I FUNDIT:

WSJ: Musk mban kontakte të fshehta me Putinin

WSJ: Musk mban kontakte të fshehta me Putinin

Pronari i kompanisë së Teslas, Elon Musk ka qenë në kontakt të rregullt me presidentin rus, Vladimir Putin që nga fundi i vitit 2022.

Sipas burimeve të inteligjencës së gazetës amerikane, The Wall Street Journal, Musk dhe Putin vazhduan të kontaktonin edhe këtë vit gjersa miliarderi shtoi kritikat ndaj mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën dhe u përfshi në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore të kandidatit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump.

Putini i kërkoi sipërmarrësit të shmangte aktivizimin e shërbimit satelitor të internetit Starlink mbi Tajvan, si një favor për presidentin kinez, Xi Jinping, thanë dy persona të informuar me kërkesën.


Ndikimi i biznesmenit shtrihet shumë përtej politikës, nëpërmjet platformës së rrjetit social X dhe kompanisë teknologjike, SpaceX, përmes së cilës ai ka kontrata të mëdha qeveritare dhe leje sigurie të nivelit të lartë.

Miliarderi u ofroi ukrainasve qasje falas në internet pasi Putini nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Ai ishte një mjet i rëndësishëm në aftësinë e Ukrainës për të luftuar kundër forcave ruse, por marrëdhëniet midis Muskut dhe autoriteteve ukrainase u ftohën gjatë rrjedhës së luftës ndërsa miliarderi ndaloi financimin e terminaleve për Ukrainën, madje kufizoi përdorimin e Starlinkut nga ushtria e saj për të kontrolluar dronët.

Në tetor të vitit 2022, Musk gjithashtu prezantoi një plan të paqes në favor të Kremlinit, i cili shkaktoi reagim të madh nga zyrtarët e lartë në Kiev, madje edhe nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky.

Në fillim të vitit 2024, raportet e inteligjencës ushtarake ukrainase thanë se shërbimi satelitor i Muskut po përdorej nga ushtria ruse në frontin ukrainas.

Njohuria për kontaktet e Musk në Kremlin duket të jetë një sekret i mbajtur ngushtë në administratën amerikane, sipas The Wall Street Journal, dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se nuk ishin në dijeni të tyre.

Musk nuk i është përgjigjur ende raporteve dhe ai nuk iu përgjigj kërkesave të The Wall Street Journal për koment. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori