LAJMI I FUNDIT:

A mund të ndikojnë luftërat në Lindjen e Mesme në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA?

A mund të ndikojnë luftërat në Lindjen e Mesme në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA?

Kamala Harris dhe Donald Trump po synojnë votat e qytetarëve të shteteve kyçe të betejës elektorale me popullsi të madhe arabo-amerikane dhe hebraike, ndërsa ndikimi i konfliktit po formëson fushatat e tyre dhe mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Me vetëm dy javë deri në ditën e zgjedhjeve, kriza e vazhdueshme në Lindjen e Mesme është bërë një pikë qendrore në garën presidenciale të SHBA-së.

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris dhe ish-presidenti, Donald Trump po përpiqen secili të adresojnë kompleksitetet e konfliktit, ndërsa luftojnë për vota të rëndësishme në shtete të betejës si Michiganit dhe Pensilvanisë, që kanë popullsi të mëdha arabo-amerikane dhe hebraike.


Harris ka qenë duke ndjekur një linjë të vështirë, duke shprehur mbështetje të fortë për Izraelin, ndërsa njëkohësisht ka dënuar viktimat civile në Gaza dhe Liban, shkruan euronews.

Ky akt balancues ka tërhequr reagime të përziera, duke përfshirë kritika nga disa që keqinterpretuan komentet e 60-vjeçarit gjatë një bashkëbisedimi të fundit me një protestues pro-palestinez si pajtim me pretendimet për “gjenocid” izraelit.

Fushata e Harrisit sqaroi shpejt se komentet ishin përqendruar në gjendjen më të gjerë humanitare në Gaza.

Dinamika ndryshoi një ditë më parë, kur Harris deklaroi se “historia e parë dhe më tragjike” e konfliktit ishte sulmi i Hamasit më 7 tetor, që rezultoi në vdekjen e rreth 1200 izraelitëve.

Kjo deklaratë shqetësoi ata që menduan se ajo nuk po i adresonte siç duhet vdekjet e mbi 41 mijë palestinezëve në Gaza, duke shkaktuar kritika të mëtejshme për qëndrimin e saj.

Nga ana tjetër, Trumpi ka një qasje më të ashpër, duke pretenduar se konflikti nuk do të kishte ndodhur nën udhëheqjen e tij dhe duke premtuar përfundimin nëse zgjidhet president.

Në intervista e fundit me mediat televizive të Lindjes së Mesme dhe mesazhe në platformën personale të mediave sociale, Truth Social, Trump pretendoi se një administratë e Harrisit do ta përshkallëzonte konfliktin, madje duke sugjeruar rrezikun e Luftës së Tretë Botërore.

“Nëse Kamala do të qëndrojë edhe katër vjet të tjera, Lindja e Mesme do të kalojë katër dekadat e ardhshme në flakë, dhe fëmijët tuaj do të shkojnë në luftë, ndoshta edhe në Luftën e Tretë Botërore, diçka që nuk do të ndodhë kurrë me presidentin Donald J. Trump”, shkroi Trump në Truth Social.

A mund të lundrojnë Harris dhe Trump në krizën e Lindjes së Mesme?

Ndërsa Harris përpiqet të përafrojë mesazhet me politikat e presidentit amerikan, Joe Biden, duke u përpjekur të përdorë një ton më të theksuar, disa brenda Partisë Demokratike shprehin zhgënjim për deklaratat e paparashikueshme, por të guximshme të Trumpit për politikën e jashtme, të cilat kanë tërhequr vëmendje pa shumë analizë.

Analistët vërejnë se ky kontrast është një sfidë e mundshme për Harrisin në ditët e fundit të fushatës.

Një sondazh nga AP-NORC tregon se asnjë kandidat nuk ka një përparësi të rëndësishme në lidhje me politikën për Lindjen e Mesme, me votuesit të ndarë se kush do ta trajtonte më mirë situatën.

Megjithatë, Harris përballet me pakënaqësi brenda partisë së saj. Vetëm dy të tretat e demokratëve thonë se ajo do të ishte kandidatja më e mirë për të adresuar konfliktin, ndërsa 8 në 10 republikanë mbështesin për këtë çështje Trumpin.

Në Michigan, që është shtëpia e komunitetit më të madh arabo-amerikan në SHBA, ndikimi i luftës është shumë personal. Ky komunitet ka bërë thirrje për një armëpushim dhe ka kritikuar administratën e Bidenit për qëndrimin ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

Ndërsa Harris fillimisht ofroi shpresë për ndryshim, shumë ndihen se politikat e saja nuk kanë ndryshuar mjaftueshëm nga ato të Bidenit.

Pavarësisht se të dyja partitë mbështesin gjerësisht Izraelin, shumica e kritikave janë adresuar në drejtim të Bidenit.

Kur Harris nisi fushatën e saj, liderët arabo-amerikanë ishin fillimisht plotë shpresuar. Megjithatë, ajo shpresë u zbeh shpejt, pasi komuniteti ndjeu se politikat e saj nuk ishin distancuar mjaft nga ato të Bidenit.

Ndërkohë, reklama të financuara nga Future Coalition PAC, grup i mbështetur nga Elon Musku, po synojnë komunitetet arabo-amerikane në Michigan dhe votuesit hebrenj në Pensilvani, duke theksuar aspekte të ndryshme të qëndrimit të Harrisit ndaj Izraelit.

Zëdhënësi i Harrisit, Morgan Finkelstein, e përshkroi qasjen e Trumpit ndaj Lindjes së Mesme si një shenjë më e gjerë se “një Trump i pakontrolluar dhe i paqëndrueshëm është thjesht shumë i rrezikshëm”.

“Ai do të na kthente drejt një qasjeje kaotike dhe të vetmuar që e bëri botën më pak të sigurt dhe do të dobësonte Amerikën”, tha Finkelstein.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të zhvillohen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori