Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me raportin e Bankës Botërore mbi shkallën e punësimit në Kosovë.
Ajo ka theksuar se nuk ka asnjë keqinterpretim të raportit nga opozita, duke cituar fjalët e saktë të raportit: “vetëm 37% e popullsisë në moshë pune në Kosovë punojnë”.
Bajrami ka theksuar se kjo shifër e vendos Kosovën në një pozitë të vështirë në krahasim me vendet e tjera në rajon.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në fund të vitit 2023 kemi pasur 440,448 gra dhe 237,123 burra jashtë tregut të punës në grup moshën 15 deri 64 vjeç,” ka thënë ajo.
Ajo ka akuzuar Muratin se është “peng i mashtrimeve e premtimeve të tij” dhe se është ai dhe qeveria e tij ata që po manipulojnë me shifrat.
“Të vetmit që po keqinterpretoni dhe po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër,” ka thënë Bajrami.
Ndryshe ministri Hekuran Murati theksoi se për periudhën 3-vjeçare të Qeverisë Kurti, sipas raportit të Bankës Botërore janë shtuar 78,427 vende pune.
Murati përmendi gjithashtu se shkalla e papunësisë ka rënë nga 25.9% në vitin 2020 në 10.9% në fund të vitit 2023, duke e quajtur këtë “rënien më rapide të regjistruar ndonjëherë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania testoi sistemin katër ditë punë, tre ditë pushim - kompanitë befasohen me rezultatet e arritura
Kjo është pishina dhe spa më luksoze në Kosovë
Jaffa Plus në SIAL Paris: Vizitohet nga Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari
Nga janari i vitit 2025, 200% rritje të tatimit për pronat komerciale
Nga 3000 prodhime gjithsej të Toyota Land Cruiser First Edition, dy nga to do të vijnë në Kosovë
Ky është burimi më i besueshëm për gjetjen e mundësive të punës në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
I tha në telefon Putinit se Serbia s’do t’i vendosë sanksione Rusisë, O’Brien dhe Eichorst i shkojnë Vuçiqit në Beograd
Fadil Geci dëshmon në Hagë kundër Hashim Thaçit për Komunikatën 59
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Madridit që i kanë bërë më së shumti përshtypje
Çmimi i ri i byrekut në Sarajevë thuhet se "i ka zënë të gjithë në befasi"
“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit
Rhotert kritikon BE-në për injorimin e agresivitetit të Serbisë ndaj Kosovës: Ndikimi i SHBA-së ndaloi tri luftëra në Ballkan