LAJMI I FUNDIT:

Jose Mourinho me ‘dorë të hekurt’, ia shkëput kontratën yllit të Fenerbahces vetëm 16 muaj pas transferimit

Jose Mourinho me ‘dorë të hekurt’, ia shkëput kontratën yllit të Fenerbahces vetëm 16 muaj pas transferimit

Jose Mourinho ia ka shkëputur kontratën një lojtarit të Fenerbahces vetëm disa ditë para takimit me ish-klubin e tij Manchester United.

Mourinho u emërua në krye të Fenerbahces gjatë muajit qershor dhe nuk humbi kohë për të lënë shenja tek ekipi i ri, duke sjellë një numër lojtarësh të rinj.

Transferimet kryesore të gjigantit turk gjatë verës përfshijnë marrëveshjet e huazimit për Allan Saint-Maximin, Filip Kositc dhe Sofyan Amrabat, teksa u kompletuan edhe marrëveshjet për transferimin e dy sulmuesve Youssef En Nesyri dhe Cenk Tosun.


Fenerbahce momentalisht mban vendin e katërt në renditje pas shtatë ndeshjeve të luajtura me 16 pikë të tubuara.

Ndeshja e tyre e ardhshme do të jetë në udhëtim ndaj Samsunsporit para duelit në Ligën e Evropës ndaj Manchester Unitedit në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’.

Por vetëm disa ditë para këtij takimi, Fenerbahce ka njoftuar se koha e sulmuesit Ryan Kent në Stamboll ka marrë fund pas 16 muajsh.

27-vjeçari një produkt i akademisë së Liverpoolit, iu bashkua Fenerbahces në vitin 2023 duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare.

Sidoqoftë, ai ka luajtur në vetëm 18 ndeshje sezonin e kaluar me Ismail Kartal që u preferua më shumë në atë pozicion.

Situata nuk ndryshoi as me ardhjen e Mourinhos i cili ia dha fanellën e titullarit në vetëm një ndeshje kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Përkundër interesimit nga disa klube në verë, Kent vendosi që të qëndrojë dhe raportimet nga Turqia kishin bërë me dije se Mourinho është zemëruar me refuzimin që ai kishte bërë për t’u larguar nga klubi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin – Aro Muric portieri më i vlerësuar në Ligën Premier

Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin – Aro Muric portieri më i vlerësuar në Ligën Premier

Premier League
Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

La Liga
Jurgen Klopp synon t’i ‘rrëmbejë’ dy yjet e Barçës si nënshkrimet e tij të para tek Red Bull

Jurgen Klopp synon t’i ‘rrëmbejë’ dy yjet e Barçës si nënshkrimet e tij të para tek Red Bull

Ligat tjera
Pogba befason të gjithë me përgjigjen kur pyetet për lojtarin më të mirë të gjeneratës së tij

Pogba befason të gjithë me përgjigjen kur pyetet për lojtarin më të mirë të gjeneratës së tij

Ndërkombëtare
Mikel Arteta zbulon si reaguan lojtarët anglezë të Arsenalit ndaj emërimit të Tuchel në krye të kombëtares

Mikel Arteta zbulon si reaguan lojtarët anglezë të Arsenalit ndaj emërimit të Tuchel në krye të kombëtares

Ndërkombëtare
Kalo në kategori