LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

Kombëtarja e Kosovës luan sot (e martë) në ndaj Qipros në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe për këtë duel përzgjedhësi Franco Foda ka idetë e qarta rreth formacionit që pritet ta startojë ndeshjen.

‘Dardanët’ janë nikoqir të qipriotëve në ndeshjen që do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje, ekipi i Kosovës është përgatitur maksimalisht dhe synimi është të përsëritet rezultati i ndeshjes së parë mes dy kombëtareve.


Përzgjedhësi Foda do të detyrohet të bëjë disa ndryshime në përbërje në krahasim me ndeshjen e kaluar për shkak të situatës me kartonë dhe me lëndime.

Telegrafi mëson se trajneri gjerman do të vazhdoj të luajë edhe në këtë ndeshje me rreshtimin 4-3-3, ndërsa pjesë e 11-shes së parë do të jenë disa lojtarë që nuk ishin në takimin e fundit ndaj Lituanisë.

Në portë do të rikthehet Aro Muric duke marrë vendin e Amir Saipit ndërsa ndryshimet kryesore pritet të bëhen në mesfushë.

Do të ketë një balotazh mes Lindon Emërllahut dhe Muharrem Jasharit për pozitën e titullarit ndërsa Ilir Krasniqi pritet që të konfirmohet nga minuta e parë.

E njëjta situatë parashihet edhe në repartin e sulmit aty ku do të ketë balotazh do të ketë edhe mes Milot Rashicës dhe Ermal Krasniqit me këtë të fundit që ka fituar terren pas golit ndaj Lituanisë.

Edon Zhegrova në anën tjetër mbetet i padiskutueshëm në formacionin bazë, teksa sulmit sërish pritet që t’i prijë Albion Rrahmani.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Jashari, Muslija, I. Krasniqi, Zhegrova, Rrahmani, Rashica.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

La Liga
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros – Foda me disa ndryshime të detyrueshme

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndeshja e katërt në Ligën e Kombeve ndaj Qipros – historiku i përballjeve

Ndeshja e katërt në Ligën e Kombeve ndaj Qipros – historiku i përballjeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola u tregoi lojtarëve të Man Cityt se kush preferon ta zëvendësojë atë pas largimit

Guardiola u tregoi lojtarëve të Man Cityt se kush preferon ta zëvendësojë atë pas largimit

Premier League
Deco ‘shënjestron’ dy yjet e Chelseat si kandidatë potencialë për t’i transferuar tek Barça

Deco ‘shënjestron’ dy yjet e Chelseat si kandidatë potencialë për t’i transferuar tek Barça

La Liga
Bëhet viral reagimi i Ronaldos pasi Szczesny i tregon se është bërë pjesë e Barcelonës

Bëhet viral reagimi i Ronaldos pasi Szczesny i tregon se është bërë pjesë e Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori