Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur me kërkesë Grupit Parlamentar të AAK-së, e cila është mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues.
Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli në një konferencë për media tha se Grupi Parlamentar i LVV-së nuk do të marr pjesë në asnjë seancë që ftohet nga opozita.
Ai tha se kjo vie si rrjedhojë e tentimit të shtantazhimit të tyre për shkarkimin e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Siç jeni në dijeni që nga java e kaluar opozita ka hyrë në një fazë të re të veprimeve duke mos mbajtur fjalën dhe akordimin e bërë në kryesi opër votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ata ndryshe flasin dhe ndryshe veprojnë
Veprimet e tyre kësaj here shkojnë përtej. Tentimi për të shantazhuar grupin tonë parlamentar për shkarkimin e zonjës Kusari-Lila si shefe e grupit tonë parlamentar, si kompensim i pjesëmarrjes së tyre në seanca dhe votimeve eventuale, është absurd dhe ne nuk e pranojmë”, ka deklaruar Dugolli.
Ai ka shtuar se si rrjedhojë e kësaj nuk do të marrin pejsë në seancën e sotme ku pritet të diskutohet për çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së.
“Si rrjedhojë ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seance apo iniciative që vie nga ana e tyre, derisa ata nuk reflektojnë dhe të shmangin këtë formë imponimi. Kjo është arsyeja e parë që ne nuk marrim pjesë në seancë. Arsyeja e dytë është si vijon: kërkesa për seancë të jashtëzakonshme nga opozita është vazhdimësi e një serie të dezinformatave që synon të keq informoj qytetarin. Kjo po bëhet me qëllim të dobësimit të rolit të FSK-së”, ka thënë Dugolli.
E deputeti tjetër, Mefail Bajqinovci ka thënë se sulmet e udhëhequra ndaj Ministrisë së Mbrojtjes janë dezinformatë dhe shpifje, pra propagandë e udhëhequr nga opozita dhe disa eksponent të tjerë
“Ministria e Mbrojtjes nuk i ka dhënë kontratën kompanisë Beni Dona e cila për më shumë se 15 vite ka krijuar monopol në këtë ministri. Nga tenderët për ushqim vetëm nga Ministria e Mbrojtjes kjo kompani ka fituar miliona euro
Ministria e Mbrojtjes nuk ka shpallur tender sekret, por në tenderin e fundit për ushqim ka shpallë kontratë emergjente, pasi që kontrata e kompanisë Beni Dona ka skaduar me 30 shtator, të cilën e kishte fituar në mënyrë emergjente për katër herë radhazi”, ka thënë Bajqinovci.
Sa i takon furnizimit me ushqim, Bajqinovci tha se produktet janë siguruar nga AQH dhe nuk ka mungesë të furnizimit të gjitha janë shpifje.
“Ky proces pritet të përfundoj më sa largu brenda 60 ditë koncepti i veteushqyerimës nuk do të këtë kthim prapa, nuk do të ketë më tender”, tha ai.
Edhe deputeti Dugolli tha se tashmë ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për punësimin e 100 kuzhinerëve dhe staf mbështetës dhe do të vazhdoj koncepti i vetëushqyerjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje