LAJMI I FUNDIT:

U fishkëllye nga tifozët e Barcelonës, Nico Williams me një përgjigje interesante drejt tyre 

U fishkëllye nga tifozët e Barcelonës, Nico Williams me një përgjigje interesante drejt tyre 

Nico Williams ka qenë objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar veror, por në fund ky transferim nuk u realizua.

Sulmuesi kërkohej me ngulm nga katalunasit për krahun e majtë në repartin ofensivë, por nuk ndikoi as miqësia e jashtëzakonshme që ai ka me Lamine Yamal për tu transferuar te gjiganti katalunas.

Megjithatë Williams tani është fishkëllyer nga tifozët e Barcelonës sa herë ka prekur topin dhe vet anësori i Spanjës dhe Bilbaos ka folur për këtë gjë.


“Unë u befasova, të jem i sinqertë”, tha fillimisht Williams.

Pavarësisht tronditjes së tij fillestare, Williams e pranoi se është e zakonshme që lojtarët të marrin fishkëllima kur luajnë jashtë.

“Nuk i kam dhënë shumë rëndësi sepse është normale të marrësh fishkëllima kur shkon në stadiumin e kundërshtarit”, ka shpjeguar ai.

Williams theksoi se tallja i drejtohej atij personalisht, gjë që e bëri atë të ndihej ndryshe. “Kësaj here më drejtuan mua personalisht… Është normale, mendoj se është argëtuese përderisa nuk ka ofendime”, tha sulmuesi i Bilbaos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori