LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ishte i sinqertë me mua”, ish-ylli i Barçës e lë fajtor kryesor Xavin për largimin e tij

“Nuk ishte i sinqertë me mua”, ish-ylli i Barçës e lë fajtor kryesor Xavin për largimin e tij

Ish-lojtari i Barcelonës, Sergino Dest ka kritikuar edhe një herë tjetër ish-trajnerin e tij Xavi Hernandez të cilin e lë fajtor për dështimin e tij në Kataluni.

Në një intervistë për një televizion holandez, Dest tha se ishte një turp që aventura e tij tek Barcelona përfundoi në këtë mënyrë.

“Ishte një turp që aventura ime tek Barcelona përfundoi në këtë mënyrë sepse e ndjeva se mund të jem ende i dobishëm për klubin, por kur vjen një trajner i ri dhe ka idetë e tij, ju nuk mund t’i ndryshoni ato”, ka thënë holandezi fillimisht.


Tutje ai ‘gozhdoi’ teknikun spanjoll duke thënë se nuk ka qenë i sinqertë me të dhe duke i premtuar se do të ishte pjesë e ekipit të Barcelonës.

“Xavi nuk ishte i sinqertë me mua. Në verë para se të shkoja në pushime ai më tha: ‘Po llogaris tek ti, mos i dëgjo mediat’… Kur u ktheva nga pushimet ai më tha, ‘Duhet të shkoni’”.

“Stili im i lojës bazohet në rreziqe por tek Barcelona, mua mu kërkua që të kem një qasje më ndryshe dhe kjo më bëri që të humb vetëbesim në vendimet e mia”.

“Të luaja për Barçën ka qenë një eksperience e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme. Barcelona do të jetë gjithmonë në zemrën time”, përfundoi Dest.

Dest eventualisht u largua nga Barcelona si lojtar i lirë këtë verë pasi kishte luajtur huazim tek Milani dhe PSV-ja./Telegrafi/