LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift zemëron njerëzit me shumën që dhuroi për uraganin në Florida: Është një marrësi, vetëm pesë milionë dollarë?

Taylor Swift zemëron njerëzit me shumën që dhuroi për uraganin në Florida: Është një marrësi, vetëm pesë milionë dollarë?
Foto: EPA

Florida po përballet me pasojat shkatërrimtare të shkaktuara nga uraganet Helene dhe Milton, dhe shumë të famshëm kanë vendosur të ndihmojnë me donacione për të prekurit. Njëra prej tyre është Taylor Swift, e cila ka dhuruar pesë milionë dollarë (4.5 milionë euro) për ndihmë në zonat e prekura nga uraganet. Megjithatë, disa njerëz janë zemëruar me këtë lajm, duke menduar se ajo duhej të kishte dhuruar më shumë, duke marrë parasysh që është miliardere.

“Pesë milionët e saj janë si 10 euro për shumicën prej nesh”, “Kjo është qesharake. E bën këtë vetëm për të përmirësuar imazhin e saj publik”, “Është një gjest i bukur, por nuk është ndonjë sakrificë e madhe nga ana e saj”, ishin disa nga komentet. “Njerëz të tillë mund të dhurojnë më shumë… Ajo është e gjitha e rreme dhe narciste”, ishte një tjetër koment në X (ish-Twitter).

Megjithatë, kishte dhe nga ata që e mbrojtën atë. “Nëse dikush thotë që pesë milionë janë pak, atëherë le të dhurojë ai/ajo atë shumë”, shkroi një prej fansave të saj. “Nuk jam fans i saj, por të nënçmosh dikë pas një donacioni është marrëzi”, shtoi një tjetër.


“Është për të ardhur keq që njerëzit gjithmonë gjejnë diçka negative, edhe kur është diçka pozitive”, ishte një koment tjetër me të cilin shumë ranë dakord.

Lajmin për donacionin e Swift e publikoi drejtoresha ekzekutive e organizatës jofitimprurëse Feeding America, Claire Babineaux-Fontenot. “Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Taylor Swift për donacionin e saj bujar prej pesë milionë dollarësh. Ky kontribut do të ndihmojë në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e komuniteteve, duke siguruar ushqim bazë, ujë të pastër dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese”, shkroi ajo në Instagram.

“Faleminderit Taylor që je pranë nesh dhe ndihmon komunitetet në nevojë”, përfundoi ajo. Kjo nuk është hera e parë që Swift dhuron para për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Gjatë turneut të saj Eras, ajo rregullisht ka dhuruar për kuzhinat popullore dhe organizatat që ndihmojnë ata me gjendje financiare të dobët në qytetet ku performonte.

Në vitin 2016, ajo dhuroi për të prekurit nga përmbytjet në Luiziana, në vitin 2017 ndihmoi për të prekurit nga uragani Harvey, ndërsa në vitin 2020 dhuroi një milion dollarë (913 mijë euro) për të ndihmuar të prekurit nga tornadot që shkatërruan shtëpi dhe vranë të paktën 24 persona në Tennessee, ku ajo nisi karrierën e saj. Në vitin 2023, ajo përsëriti donacionin në të njëjtin shtet pas tornadove të tjera shkatërrimtare.

Kujtojmë se Taylor Swift është bërë zyrtarisht muzikantja më e pasur e vetërealizuar në botë, me një vlerë neto të vlerësuar prej 1.6 miliard dollarësh (1.4 miliard euro). Këtë lajm e konfirmoi Forbes, duke theksuar se këngëtarja amerikane u bë miliardere pas suksesit të madh të turneut të saj të vitit të kaluar, ‘Eras Tour’. Kështu, Taylor ka kaluar Rihanna-n, pasuria e së cilës vlerësohet në 1.4 miliardë dollarë (1.2 miliard euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë

Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë

Magazina
Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Magazina
Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj - qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj - qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Magazina
Blero fotografohet me Afrona Dikën në Zvicër

Blero fotografohet me Afrona Dikën në Zvicër

Magazina

"A ishte e vështirë t'ia lëshonit këngët Noizyt kur në Prishtinë ishte Geti", Shaolin Gang: Ne ia kemi çelur rrugët në Kosovë dhe jashtë saj

Magazina
Rezidenca milionëshe në pronësi të përbashkët mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është një problem i madh për divorcin e çiftit

Rezidenca milionëshe në pronësi të përbashkët mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është një problem i madh për divorcin e çiftit

Magazina
Kalo në kategori