LAJMI I FUNDIT:

Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti zyrtarisht prezantues të Big Brother VIP Kosova 3

Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti zyrtarisht prezantues të Big Brother VIP Kosova 3

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti dhe moderatorja Jonida Vokshi do të udhëheqin sërish “Big Brother VIP Kosova”, për edicionin e tretë që nis më 18 tetor 2024.

“Jemi shumë të lumtur që do të kthehemi përsëri së bashku për këtë sezon të ri. Kemi krijuar një harmoni të veçantë gjatë dy edicioneve të mëparshme dhe mezi presim të sjellim emocione të reja për audiencën,” tha Hamiti gjatë një interviste ekskluzive për Sol.

Kujtojmë se Olsa Muhameti, e njohur për përvojën e saj të gjatë si producente, do të marrë drejtimin e produksionit.


Foto: Jonida & Alaudin (Screenshot)

“Ne kemi plane të mëdha për këtë edicion. Do të ketë shumë surpriza dhe ndryshime që do ta bëjnë programin edhe më interesant dhe konkurrues” u shpreh Muhameti gjatë një bisede me Adelina Hasanin në emisionin Sol.

Sa i përket opinionistëve, këtë herë do të kemi fytyra të reja. Milaim Zeka, analisti i njohur, është konfirmuar si një nga ata, ndërsa emri i opinionistit të dytë ende nuk është bërë publik.

Ndërkohë, ka pasur spekulime në rrjetet sociale për emrat e mundshëm të banorëve Muhameti tha: “Asnjë nga emrat që po përfliten nuk është i saktë. Lista e banorëve të vërtetë do të zbulohet vetëm në natën e parë të spektaklit”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Të shtëna dhe kaos në koncertin e Yll Limanit në Palasë, reagon këngëtari

Të shtëna dhe kaos në koncertin e Yll Limanit në Palasë, reagon këngëtari

Magazina
Dalin pamjet e reja: CEO i

Dalin pamjet e reja: CEO i "Astronomer" dhe dashnorja e tij po putheshin vazhdimisht gjatë koncertit të Coldplay

Magazina
Grimerja e njohur kroate transformohet në Luka Modric pas shtatë orëve makijazh

Grimerja e njohur kroate transformohet në Luka Modric pas shtatë orëve makijazh

Magazina
Suspendohet shefi që u kap duke tradhtuar në koncertin e Coldplay

Suspendohet shefi që u kap duke tradhtuar në koncertin e Coldplay

Magazina
Blero dashurohet sërish, zbulon një mal me dhurata që ia bleu partneres së re

Blero dashurohet sërish, zbulon një mal me dhurata që ia bleu partneres së re

Magazina
Kush është gruaja e tronditur që qëndroi pranë çiftit viral? Ajo punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

Kush është gruaja e tronditur që qëndroi pranë çiftit viral? Ajo punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

Magazina
Kalo në kategori