Katër persona u arrestuan pas një aksioni të Prokurorisë së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës më 19.09.2024 në Prishtinë.
Policia i arrestoi nën dyshimin se kanë kryer veprat penale – fajde dhe organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm.
Dyshimet janë se e gjithë situata filloi duke zhvilluar lojëra të jashtëligjshme, ku viktima humbi një shumë të parave, e për kompensimin e të cilave më pas hyri në fajde.
Lidhur me këtë rast prokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Arben Hoti, ka dhënë detaje shtesë.
Hoti shpjegoi se i gjithë hetimi nisi në momentin kur në Policinë e Kosovës është paraqitur viktima, i cili sipas prokurorit fillimisht ka qenë viktimë apo pjesëmarrës i lojërave të ndaluara të bixhozit.
“Si rezultat i pjesëmarrjes së tij në lojë ai ka arritur të humbasë vlera të dukshme të parave. Viktima duke shfrytëzuar këtë situatë të lojërave online është bërë klient i dy të pandehurve apo të dyshuarve dhe ka marrë pjesë në këtë lojëra duke humbur shuma të dukshme të parave. Më pas, si rezultat i pamundësisë së përmbushjes së detyrimeve të krijuara nga këto lojëra dhe humbjes së një vlere të caktuar të parave, është detyruar që të kontraktojë shuma të dukshme joproporcionale të njohur në opinion si fajde me qëllim që të përmbushë detyrimet apo borxhet e lojërave”, shpjegoi prokurori për Kallxo.com.
Prokurori tha se si Prokurori në hetimin e rasteve apo veprave të tilla kanë situata të ndryshme kur viktima vijnë në gjendjen apo detyrimin për t’u futur në fajde, varësisht nga gjendja e tij, qoftë financiare apo rrethana të tjera që e detyrojnë të futet në këtë pjesë të detyrimeve.
“Në rastin konkret viktima ka filluar të luajë në lojëra të fatit, apo në bixhozin e kundërligjshëm ku ka arritur të humbasë shuma të parave dhe në pamundësi të pagesës, sepse ato i ka luajtur në formën online.Dhe, kur është dashur të kryejë pagesën tek organizatorët e lojërave të fatit i njëjti në pamundësi të sigurimit të mjeteve për shkak të humbjes së parave, atëherë është udhëzuar apo detyruar që të shkojë dhe të marrë para me fajde te personat e tjerë të caktuar dhe t’ua paguajë detyrimet dy të pandehurve për pjesëmarrjen në lojërat e fatit. Kështu ka filluar që të futet edhe si viktimë e veprës penale të fajdesë”, tha Hoti.
Policia e Kosovës kishte njoftuar se si prova materiale ishin sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp