LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i inteligjencës kundër pastrimit të parave, Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse

Rrjeti i inteligjencës kundër pastrimit të parave, Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse

Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku kombinohen kapacitetet e avancuara teknologjike, pajtueshmëria rregullatore si pa dyshim bashkëpunimi midis sektorëve publik dhe privat.

Kështu ka theksuar Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili në panelin me temë “Rëndësia e bashkëpunimit ndër-institucional dhe partneritet publiko-privat për të trajtuar financat e paligjshme” me rastin e lansimit të Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave në Republikën e Kosovës (JMLIN- K).

Guvernatori Ismaili gjatë këtij paneli ka potencuar se pastrimi i parave nuk prek vetëm institucionet financiare individuale, por gjithashtu paraqet një rrezik më të gjerë për stabilitetin dhe integritetin e sistemit financiar.


Ai ka shtuar se luftimi efektiv ndaj tij është thelbësor për ruajtjen e besimit dhe sigurimin e stabilitetit ekonomik të vendit.

Sipas Guvernatorit Ismaili, lufta kundër financimit të paligjshëm, duke përfshirë pastrimin e parave, financimin e terrorizmit si dhe format tjera të krimit financiar, kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar ku bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit përmes partneriteteve publiko-private është vendimtar në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të sistemit financiar.

“Kompleksiteti në rritje dhe sofistikimi i krimeve financiare i nxitur edhe nga zhvillimet e hovshme teknologjike kërkon qasje të reja të bazuara në rrezik për parandalimin dhe luftimin e PP/FT. Prandaj një partneritet i fortë i tillë ofron një kornizë gjithëpërfshirëse ku organet e zbatimit të ligjit, rregullatorët dhe institucionet financiare mund të ndajnë informacionet, ekspertizën si dhe burimet në luftën e përbashkët”, ka potencuar Guvernatori Ismaili.

I pari i BQK-së theksoi se krijimi i këtij rrjeti do të rrisë fuqishëm shanset e vendit tonë për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare si MONEYVAL dhe Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), si pjesë e rëndësishme e proceseve tona integruese në institucionet dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Guvernatori Ismaili tutje ka shtuar se përmes themelimit të këtij mekanizmi do të realizohen procese të rëndësishme në aspekt të sigurimit të pajtueshmërisë me standardet e parandalimit pastrimit parave dhe financimit.

Tutje u tha se këto aspekte, përveç avancimit të kornizës ligjore dhe rregullative që BQK-ja ka realizuar dhe po vazhdon në proces, bashkë me ligjet që së fundi janë proceduar, patjetër që e përafroi vendin me kërkesat relevante të Bashkimit Evropian.

“Madje, kjo do ta ndihmojë edhe procesin e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA si një ndër prioritetet tona, në të cila BQK po punon intensivisht me mbështetje të tjerë ndërinstitucionale”, u tha më tej.

Guvernatori Ismaili u shpreh se identifikimi efektiv dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje dinamike, me shumë shtresa që integron teknologjinë, pajtueshmërinë, bashkëpunimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm.

“Duke miratuar strategji të bazuara në rrezik, duke përdorur analitikë të avancuar dhe duke nxitur partneritete të forta, institucionet financiare dhe rregullatorët e Kosovës mund të ndërtojnë një mbrojtje të fortë kundër pastrimit të parave dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar”, ka përfunduar guvernatori Ismaili.

Rrjeti i Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave në Kosovë përbëhet nga autoritetet ligjzbatuese të vendit, mbështetur nga Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku edhe BQK u tha se ka pasur kontributin e saj përmes ekipeve profesionale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori