LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takon Bislimin në Vjenë: Diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes

Lajçak takon Bislimin në Vjenë: Diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar sot në Vjenë kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka diskutuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugë drejt normalizimit.

Lajçak, në platformën sociale “X” ka shkruar se po bëhen përgatitje për takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryenegociatorëve.

“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.


Një ditë më parë, Bislimi ka paralajmëruar se do të ketë takim në Bruksel, por që ende s’dihet data. /Telegrafi/