LAJMI I FUNDIT:

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Real Madridi ishte ndër klubet e para që nderoi Andres Iniesta pas njoftimit të tij zyrtar të pensionimit nga futbolli.

Pavarësisht se është rivali i hidhur i Barcelonës, klubi madrilen publikoi një deklaratë në faqen e tyre të internetit duke uruar më të mirën për Iniestën.

Në deklaratë thuhet: “Në nder të njoftimit të Andres Iniestas për tërheqjen e tij nga futbolli profesionist, Real Madrid CF, Presidenti  dhe Bordi i Drejtorëve dëshirojnë të tregojnë njohjen, admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat e mëdha të futbollit spanjoll dhe botëror”.


“Andres Iniesta ka kontribuar me futbollin dhe vlerat e tij në madhështinë e këtij sporti, përtej titujve të shumtë të fituar gjatë karrierës së tij. Goli i tij ikonë në finalen e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e të gjithë tifozëve spanjollë”.

“Real Madridi i uron atij dhe familjes së tij fat të mirë në këtë fazë të re të jetës së tij”, thuhet në komunikatën e Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Ndërkombëtare
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Serie A
Kalo në kategori