LAJMI I FUNDIT:

Ukraina hakon televizionin shtetëror rus

Ukraina hakon televizionin shtetëror rus

Festa e ditëlindjes së 72-të e Vladimir Putinit me gjasë do të kalojë në “heshtje” pasi ukrainasit arritën të hakojnë televizionin shtetëror rus dhe të merren me një sulm ndëshkues në rafinerinë e naftës në Krimenë e pushtuar.

Transmetuesi me seli në Moskës është goditur nga një sulm serioz i hakerëve, transmeton Telegrafi.

Operacioni gjymtues kibernetik shkatërroi të gjitha transmetimet televizive dhe radiofonike të mbikëqyrura nga organi shtetëror – një nga mjetet kryesore të përdorura nga Kremlini për të formësuar narrativën rreth luftës në Ukrainë.


“VGTRK i është nënshtruar një sulmi të paparë kibernetik. Transmetimi online dhe shërbimet e brendshme nuk funksionojnë, nuk ka internet apo shërbim telefonik”, tha një burim i afërt me transmetuesin.

“Kjo do të zgjasë për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar se gjithçka është fshirë nga serverët, duke përfshirë kopjet rezervë. Problemi, siç e kuptoj unë, është shumë serioz”, shtoi burimi.

Ndërkohë, rreth 1,180 kilometra më në jug, rafineria më e madhe e naftës në Krime u dogj në mes të një sulmi me dron kamikaz ukrainas.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Azia
Kalo në kategori