LAJMI I FUNDIT:

Edon Zhegrova flet pas paraqitjes heroike ndaj Real Madridit: Shpirti i ekipit bëri diferencën ndaj kampionit evropian

Edon Zhegrova flet pas paraqitjes heroike ndaj Real Madridit: Shpirti i ekipit bëri diferencën ndaj kampionit evropian

Edon Zhegrova ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në karrierë, teksa shkëlqeu në fitoren e Lille 1-0 ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Real Madridit.

Sulmuesi kosovar fitoi penalltinë të cilin e shënoi Jonathan David, derisa në fund u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pas fitores historike të Lille dhe çmimit të marrë nga UEFA, Zhegrova ka folur për faqen zyrtare të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.


25-vjeçari ka thënë se shpirti i ekipit të Lille bëri diferencën, pasi të gjithë lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja për të marrë këtë fitore.

“Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën. Secili dha gjithçka nga vetja, në secilën pozitë. Kjo ishte ajo që e kërkoi trajneri sepse e dimë që Real Madridi ka kualitet të madh”, deklaroi Zhegrova.

“Por, mendoj se ishte shpirti i ekipit dhe të gjithë së bashku, që e bëri diferencën”.

Tutje reprezentuesi kosovar tha se qëllimi është të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve, edhe pse e dinë që nuk është e lehtë pasi përballë kanë top klubet evropiane.

“Besoj se, nëse vazhdojmë kështu, me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin shpirt, shpresoj se mund të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”.

“Por, ne e dimë se Liga e Kampionëve është një garë e madhe me ekipe të mëdha, por duhet të mundohemi ta fitojmë çdo lojë”, u shpreh sulmuesi dardan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Formula 1
Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që e donte patjetër transferimin e Zhegrovës: Lille refuzoi ta shiste

Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që e donte patjetër transferimin e Zhegrovës: Lille refuzoi ta shiste

Ligue 1
'El Clasico' i legjendave - mësohet data kur do të zbresin në fushë veteranët e dy gjigantëve spanjoll

'El Clasico' i legjendave - mësohet data kur do të zbresin në fushë veteranët e dy gjigantëve spanjoll

La Liga
Momenti kur Edon Zhegrova turpëroi Camavingan dhe Viniciusin

Momenti kur Edon Zhegrova turpëroi Camavingan dhe Viniciusin

Liga e Kampionëve
Zvicra A dhe U21 publikojnë listat për ndeshjet e tetorit - gjashtë futbollistë shqiptarë të ftuar

Zvicra A dhe U21 publikojnë listat për ndeshjet e tetorit - gjashtë futbollistë shqiptarë të ftuar

Ndërkombëtare
Lenjani i jep fund karrierës me Shqipërinë: 10 vite kuqezi, realizim i ëndrrës së fëmijërisë

Lenjani i jep fund karrierës me Shqipërinë: 10 vite kuqezi, realizim i ëndrrës së fëmijërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori