LAJMI I FUNDIT:

Duket se Havertz e urren Chelsean, ua përmend Ligën e Kampionëve

Duket se Havertz e urren Chelsean, ua përmend Ligën e Kampionëve

Kai Havertz ka ndezur polemika duke pretenduar se fitimi i Ligës së Kampionëve me Arsenalin do të ishte më kuptimplotë se triumfi i tij në 2021 me Chelsean.

Sulmuesi gjerman, i cili shënoi golin e fitores kundër Manchester Cityt tri vite më parë, ka gjetur sukses të ri te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës.

“Ishte një moment i mirë, por do të ishte edhe më mirë nëse mund ta bëja me Arsenalin dhe do të thoshte shumë më tepër”, deklaroi ai.


Havertz është bërë qendërsulmuesi i parë i Arsenalit, duke shënuar në të katër ndeshjet në shtëpi këtë sezon.

Ai shpreson të vazhdojë këtë formë kundër Paris Saint-Germain sonte.

Arsenali e nisi sezonin evropian me një barazim kundër Atalantës dhe kërkon një fitore vendimtare për të qëndruar në garë për kualifikimin automatik.

Havertz reflektoi mbi rritjen e tij që nga bashkimi me Arsenalin, duke përmendur një periudhë përshtatjeje prej dy deri në tre muaj për t’u përshtatur në ekip.

“Udhëtimi është i mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, shtoi ai. “Zhvillimi im ka qenë mjaft i mirë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Formula 1
Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Liga e Kampionëve
Ferguson rekomandon trajenrin e njohur italian te Manchester United si trashëgimtar të Ten Hag

Ferguson rekomandon trajenrin e njohur italian te Manchester United si trashëgimtar të Ten Hag

Premier League
Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys

Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys

Liga e Kampionëve
Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s

Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s

Liga e Kampionëve
Jobe Bellingham ka realizuar një euro gol - me gjasë Ancelotti do ta adhurojë

Jobe Bellingham ka realizuar një euro gol - me gjasë Ancelotti do ta adhurojë

Ligat tjera
Kalo në kategori