Në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori Matt Halling tha se do të shkurtojnë numrat e dhënë dhe nuk do të thërrasin të gjithë dëshmitarët të cilët planifikohet të vijën e të japin dëshmi sipas rregullës 154 të cilët janë 65.
Ai gjithashtu tha se janë edhe 45 dëshmi të tjera që synojnë t’i parashtrojnë për t’u pranuar me shkrim.
“Shkurtimisht, ne nuk po planifikojmë që t’i thërrasim të gjithë ata. Mendojmë që kjo do të jetë pjesë e zgjedhjes”, tha Halling i cili shtoi se këta dëshmitarë janë ‘viva-voce’ (dëshmi me zë në sallën e gjyqit).
Halling tha se përkundër sfidave ata po përpiqen që të përmbushin datën e synuar të paraqitjes së provave nga ata.
“Ne po përpiqemi që të përmbushim datën e synuar të paraqitjes së provave nga Prokuroria”, tha prokurori.
Halling tutje tha se ka rrezik që në rast që dëshmitarët vijnë të dëshmojnë pa vullnetin e tyre, atëherë ata mund të rrezikojnë viktimizimin.
“Ka dëshmitar që nëse do të vinë këtu për të dhënë dëshmi kundër vullnetit të tyre, mund të rrezikojnë të kenë viktimizim dytësor si rezultat i situatës dhe angazhimit të mëtejshëm të tyre si dëshmitar dhe do të ishte më mirë që të gjendje një zgjidhje tjetër dhe të merrej parasysh mirëqenia dhe identiteti i dëshmitarëve siç është shembull rasti i dëshmitarit 03878”, tha Halling, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai shtoi se deri me datën 1 nëntor mund të japin numrin e planifikuar për reduktimet e mëtejshme në çështjen e tyre duke theksuar se gjatë kësaj periudhe do të hiqen 7 prej 65 dëshmitarëve.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se ata nuk parashikojnë që të zgjasin datën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria.
“Vërejë që nuk parashikohet nga trupi gjykues që do të zgjasim ditën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria. Përderisa ky është synimi ynë, është më vlerë dhe e zgjuar nga Prokuroria që të të paraqes dëshmitarët më të rëndësishëm kështu që në qoftë se do të ndodhë që të shkurtohet numri i dëshmitarëve në momentin e fundit do ishte i mirë që dëshmitarët më pak të rëndësishëm të lehen nga fundi në mënyrë që të mos humbin dëshmitarët më të rëndësishëm”, tha Charles Smith III.
Smith III gjithashtu pati vërejtje edhe për mungesën e dëshmitarëve rezervë pasi të përfundon dëshminë një dëshmitar.
Mbrojtja: Nuk do të na mjaftojë afati 10 ditor për dorëzimin e mocionit lidhur me rrëzimin e akuzave në aktakuzë
Gjyqtari Barthe pyeti mbrojtjen lidhur me parashtrimet sipas rregullës 130 e cila parasheh se menjëherë pas mbylljes së provave nga ana e Prokurorisë, mbrojtja do të bëjë njoftimin për synimin që ka lidhur me rrëzimin e akuzave në aktakuzë. Sipas Barthe, ky mocion dorëzohet brenda 10 ditësh pasi Prokuroria mbyllë çështjen e saj dhe pastaj prokuroria përgjigjet 10 ditë pas marrjes se mocionit.
Lidhur me këtë, mbrojtja e Jakup Krasniqit tha se do të kërkojnë rreth një muaj.
“Jo nuk mendoj që na mjaftojnë dhjetë ditë duke marrë parasysh çfarë përmasash ka kjo çështje gjyqësore, numrin e dëshmitarëve. Do të kërkojmë të paktën një muaj”, tha avokati Aiden Ellis.
Roberts tha se i qëndron asaj që tha kolegu i tij dhe se i duhet më shumë kohë për shkak të çështjes gjyqësor.
Dixon po ashtu tha mendon si koleget që do të kërkojnë kohë shtesë duke e parë kompleksitetin e rastit.
Ai gjithashtu pyeti se sa kohë do i lejohet mbrojtjes që t’i paraqet provat e veta, e që trupi gjykues tha se duhet t’i pyesin pikërisht mbrojtjen se sa kohë i duhet.
Gjyqtari Barthe pyeti avokatin Dixon sa kohë do i nevojitet atyre në rast që mocioni i tyre do rrezohejë dhe nëse trupi gjykues nuk rrezon akuzat në aktakuzë që do të thotë se mbrojtja do të përgatitet për provat e veta.
Mishetiq tha se e gjithë kjo do të varët se si do të pranohet mocioni (pjesërisht apo i plotë) ose nëse do të rrezohet tërësisht.
Ai tha se do i duhen deri në gjashtë javë që të përgatiten për paraqitjen e provave të tyre.
“Meqë jemi ekipi i parë i mbrojtjes, unë mendoj gjithmonë duke pasur dëshirën që klienti im të mos jetë në paraburgim, unë mendoj që me nevojitën deri në gjashtë javë që të përgatisim dëshmitarët. Ne jemi njësojë si ZPS-ja në këtë situatë sepse edhe ne kemi dëshmitarë që kanë jetën e tyre dh ene duhet të jemi të përgatitur se kur do fillojë mbrojtja me paraqitjet e veta dhe të radhisim dëshmitarët. Sigurisht nëse do të paraqesim prova. Por unë po iu them se do të na nevojitën 4 deri në 6 javë para se të fillojmë më paraqitjen e provave tona”, tha Mishetiq.
Tutje, Mishetiq tha se nuk synojnë që të thërrasin më shumë se dhjetë dëshmitar.
“Me gjithë elementet që kemi, nuk kemi vendosur akoma se do të thërrasim dëshmitarë… jo më shumë se dhjetë me kushtin që ky parashikim mund të ndryshohet”, tha Mishetiq.
Pas Mishetiq, mbrojtja e viktimave përmes avokatit Simon Laws tha se pas paraqitjes së provave të prokurorisë dh e debatit ligjor do të fillohet me paraqitjen e provave nga ana e tyre.
“Synimi i jonë është që të paraqesim disa prova, dëshmitarë ekspert. Shumë ekspert do të vijnë gjatë këtij procesi dhe do të na duhen një javë ose dy javë”, tha Laws.
Smith III: Vazhdojmë të kemi probleme me vlerësimet kohore
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se vazhdohet të këtë probleme me planifikimet kohore për pyetjet dhe kundërpyetjeve të palëve gjatë seancave në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Mbrojtja e Kadri Veselit përmes avokatit Rodney Dixon tha se janë përpjekur që t’i qëndrojnë parashikimeve kohore që kanë kërkuar.
“Jemi përpjekur që të sigurohemi që t’i qëndrojmë parashikimeve kohore që kishim kërkuar”, tha Dixon.
Ndërsa mbrojtja e Thaçit, përmes Luka Mishetiq tha se ata i kanë qëndruar parashikimeve kohore të tyre me ndonjë përjashtim.
Dixon u ankua edhe për seancat përgatitore dhe sipas tij shënimet nga këto seanca i marrin në momentin e fundit. Ai kërkoi që shënimet nga këto seanca t’i marrin në kohë të mjaftueshme paraprakisht.
Kurse, mbrojtja e Rexhep Selimit përmes Geoffrey Roberts tha se i ka premtuar vetës që të mos i drejtoj askujt gishtin për vonesat.
“Unë sot i premtova vetes time që nuk do t’i drejtoj askujt gishtin për vonesat. Ne po bëjmë të pamundurën që të bëjmë parashikimet kohore me realiste ”, tha Roberts duke shtuar se ndonjëherë edhe atij i kishte ndodhur që parashikimet kohore nuk i kane dal ashtu si ka menduar duke e specifikuar si realitet të proceseve gjyqësore.
Megjithatë, mbrojtja e Jakup Krasniqit, Aiden Ellis tha se e vleresojnë që ndonjëherë trupi gjykues iu ka dhënë kohë shtesë ekipeve të mbrojtjes kur ka lindur nevoja.
“Ne po përpiqemi të jemi sa më të saktë në parashikimet tona kohore. E vlerësoje që ndonjëherë trupi gjykues na kanë dhënë më tepër kohën që na është dashur ose me ekipet e marrim kohen e njeri-tjetrit”, tha Ellis duke shtuar edhe ai se ka raste kur parashikimet nuk iu dalin ashtu siç i kanë menduar për shkak se në disa raste lind nevoja për pyetje shtesë.
Ekipet e mbrojtjes gjithashtu thanë se është e rëndësishme që të kenë edhe dëshmitar rezervë që të mos qohet koha dëm.
Halling tha se edhe ata dëshirojnë që të kenë dëshmitar rezervë dhe disa të tillë ai tha se kanë për bllokun e ardhshëm të dëshmitarëve që mund të jenë gati edhe në momentin e fundit nëse lind nevoja.
Tutje, Charles Smith III tha se dje kanë pasur në sallën e gjyqit një dëshmitar i cili kishte deklaruar se ka qëndruar shtatë ditë në Hagë.
“Është shqetësuese kjo. Nuk mund ta lem një person që të rrij kaq gjatë në një qytet të huaj, vetëm për të arritur për të dhënë dëshmi”, tha Smith III.
Dixon u ankua edhe për seancat përgatitore dhe sipas tij shënimet nga këto seanca i marrin në momentin e fundit. Ai kërkoi që shënimet nga këto seanca t’i marrin në kohë të mjaftueshme paraprakisht.
Vlen të theksohet se me 21 tetor 2024 gjatë kësaj seance do të ketë ndryshime të orarit. Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III seanca do të fillojë nga ora 14:00 deri në 14:30. Pas kësaj do të ketë një pushim për 30 minuta për të vazhduar më pas nga ora 15:00 deri në 14:30.
Të gjithë të akuzuarit ishin të pranishëm përmes video-lidhjes në sallë duke përfshirë edhe mbrojtjen e Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje