LAJMI I FUNDIT:

Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën

Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën

Eurodeputeti kroat Davor Stier të hënën është zgjedhur kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Në deklaratën e tij, Stier ka theksuar se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të këtyre dy vendeve dhe reformave që do të duhet të zbatohen në rrugën drejt Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

Si kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian, Stier do të bashkëkryesojë komisionet e përbashkëta parlamentare: Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-BeH dhe Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-Kosovë, raporton AlJazeera, përcjellë Telegrafi.


Ai po ashtu ka bërë të ditur se si do të punojë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Paqja, siguria, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimi i rendit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të jenë çështje me prioritet në punën e komisioni i përbashkët parlamentar”, tha Stier.

Stier ka shtuar se sfidat gjeopolitike me të cilat ballafaqohet BE-ja kërkojnë një angazhim më të fortë në Evropën Juglindore dhe se në këtë drejtim, stabiliteti dhe siguria në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë kontinentin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eman Rrahmani dhe Visar Korenica largohen nga Lëvizja Vetëvendosje, kritika të shumta ndaj ish-partisë

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica largohen nga Lëvizja Vetëvendosje, kritika të shumta ndaj ish-partisë

Lajme

"Bjeri, bjeri", momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit

Lajme
Shujtat për ushtarët e FSK-së – ky është reagimi i kompanisë pas problemeve me kontratë

Shujtat për ushtarët e FSK-së – ky është reagimi i kompanisë pas problemeve me kontratë

Lajme
Çështja e ushqimit të FSK-së,​ Maqedonci ftohet për raportim në Komisionin për Siguri

Çështja e ushqimit të FSK-së,​ Maqedonci ftohet për raportim në Komisionin për Siguri

Lajme
Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Lajme
Vdes një 50 vjeçar në Prizren, dyshohet se kreu vetëvrasje

Vdes një 50 vjeçar në Prizren, dyshohet se kreu vetëvrasje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori