LAJMI I FUNDIT:

Tensionet në Kuvend, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës

Tensionet në Kuvend, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK, 23 deputetë të opozitës, pas incidenteve të djeshme në Parlament të cilat kulmuan me djegien e karrigeve në oborrin e Kuvendit.

Brenda sallës së Parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare u shënuan përplasje me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sende të forta edhe në drejtim të kryeparlamentares, Elisa Spiropali.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i nxorën jashtë Parlamentit, duke iu vënë zjarrin në oborr. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe 20 deputetë të tjetër të PD dhe partive opozitare akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal.


Deputetët e referuar në SPAK nga policia:

Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”,

Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

dhe

Dhurata Çupi, 51 vjeçe, Flamur Hoxha, 56 vjeç, Xhelal Mziu, 57 vjeç, Lefter Geshtenja., 52 vjeç, Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç Ina Zhupa, 37 vjeçe, Lindita Mataliaj, 47 vjeçe, Dashnor Sula 59 vjeç, Luan Baçi 61 vjeç, Lodovik Hasani 57 vjeç, Asllan Dogjani 57 vjeç, Elidon Bushati 51 vjeç, Erisa Xhixho 39 vjeçe, Sorina Koti 40 vjeçe, Sajmir Korreshi 43 vjeç, Edmond Spaho 66 vjeç, Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, vangjel Dule 56 vjeç, Monika Kryemadhi, 50 vjeçe; Isuf Celaj 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia e Tiranës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Lajme

"Mish, gullash, turshi e lëng", ky është ushqimi që iu shërbye ushtarëve të FSK-së në Prishtinë

Lajme
Kurti për Bloomberg: Për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv

Kurti për Bloomberg: Për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv

Lajme
Afera me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Afera me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Lajme
Vdekja e të riut në Elbasan pas tre muajsh në gjendje të rëndë, fqinjët të tronditur: I pafajshëm

Vdekja e të riut në Elbasan pas tre muajsh në gjendje të rëndë, fqinjët të tronditur: I pafajshëm

Lajme
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

Lajme
Kalo në kategori