LAJMI I FUNDIT:

Barcelona cakton datën kur Thiago Alcanatra do t’i ribashkohet stafit të Hansi Flick 

Barcelona cakton datën kur Thiago Alcanatra do t’i ribashkohet stafit të Hansi Flick 

Gjatë verës, ish-mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara, iu bashkua stafit stërvitor të Hansi Flick, por vetëm si pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme. 

Megjithatë, 33-vjeçari i sapo pensionuar bëri aq shumë përshtypje gjatë asaj periudhe të shkurtër, saqë pati thirrje të menjëhershme që ai të kthehej në baza të përhershme. 

Sipas gazetës Mundo Deportivo,  kjo është ajo që do të ndodhë në Camp Nou. 


Ideja e Barcelonës është që Thiago do të rikthehet me Flick dhe stafin e tij stërvitor më 1 janar – ai nuk mund të bashkohet më shpejt, pasi do të taksohet si lojtar i Liverpoolit deri në fund të këtij viti, pavarësisht se është larguar zyrtarisht nga klubi i Ligës Premier në verë. 

Raporti gjithashtu thekson se Thiago ka qëndruar i përditësuar me Barcelonën gjatë kohës së tij në Angli – kjo ka përfshirë takime të largëta me anëtarët e departamentit të trajnerëve, ndërsa ai gjithashtu u përpoq të bindte Stefan Bajcetic që t’i bashkohej katalunasve në fund të afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori