Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për mungesë vullneti politik për të shfuqizuar udhëzimin administrativ që u ndalon vajzave mbajtjen e shamisë në shkolla.
Ajo tha se ky problem është shfaqur për pesë vite radhazi, sidomos në fillim të çdo viti shkollor, duke sjellë polemika të vazhdueshme.
Balje deklaroi se në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës është diskutuar disa herë me ministren Nagavci në lidhje me këtë çështje, por nuk ka pasur asnjë veprim konkret për ndryshimin e rregullit.
Deputetja rikujtoi premtimin e kryeministrit, i cili gjatë fushatës kishte thënë se vajzat me shami nuk do të kishin probleme për të ndjekur arsimin.
“Edhe ne kemi kemi lyp vërtet disa herë ndryshime në këtë udhëzim, por ministresha nuk ka pas fuqi për me ndryshu ose nuk ka pas vullnet për me ndryshu.
Unë mendoj se është puna e vullnetit, pa marrë parasysh se kryeministri personalisht ka premtuar se vajzat me shami nuk kanë me pas problemesh kurrë në shkollë”, deklaroi Balje në Tv Dukagjini.
Ajo theksoi se, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, vajzat kanë të drejtë të shkojnë në shkollë edhe me shami, duke argumentuar se një udhëzim administrativ nuk mund të jetë më i fuqishëm se Kushtetuta.
Balje shtoi se ky udhëzim administrativ është i diskutueshëm, pasi u jep autoritet drejtorëve të shkollave në nivel lokal për të vendosur nëse do të lejojnë ose jo vajzat me shami të ndjekin mësimet.
Ajo kritikoi edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave që, sipas saj, nuk kanë reaguar ndaj këtij kufizimi, që ajo e cilëson si shkelje të të drejtave të njeriut.
Duda Balje shprehu shqetësimin për pasojat psikologjike që ndalesa mund të ketë te vajzat që mbajnë shami, duke theksuar se ndalimi i tyre nga shkolla krijon presion dhe dëmton motivimin për edukim.
Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë të ngrejë këtë çështje në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, duke kërkuar që ky udhëzim të rishikohet dhe vajzave me shami t’u jepet mundësia për arsimim pa pengesa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker