Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar lidhur me inflacionin në vend, duke thënë se realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite Qeveria nuk mund ta fsheh me një tabelë as me një fotografi.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%.
“Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn.
Gjatë takimeve me qytetarë në Obiliq, Kaçanik, Viti, Han i Elezit, Ferizaj dhe qytetet e tjera, kanë shprehur zhgënjimin për dyfishimin e çmimit të rrymës ndërkohë ndihen të mashtruar sepse premtimet ishin do të zvogëlohet çmimi.
Sikurse në secilin qytetet, edhe në Mitrovicën e minatorëve, ashtu edhe në Obiliq e Fushë Kosovë, konstatimi ishte i njëjtë: Qeveri e mashtruesve dhe praktikantëve”, shkruan deputetja e LDK-së.
Ajo tutje thotë se po ashtu ka takuar qytetarë në Podujevë e Gjilan, e të cilët kanë përmendur stërzgjatjen e punimeve nëpër rrugë e po ashtu kanë përmendur urën e Badovcit që ende nuk u përfundua.
“Sikurse banorët e qyteteve tjera, edhe llapjanët dhe gjilanasit e kanë kuptuar gënjeshtrën dhe mashtrimin e praktikantëve dhe kontabilistëve të Qeverisë së gënjeshtrave.
Kam takuar të rinj e të reja që përballen me çmime të larta të kopshteve dhe me mungesë të banimit. Njëjtë: Të gjitha ndihen të mashtruar nga kontabilistët praktikantë të partisë në pushtet që kurrë nuk i ndërtuan 160 çerdhet dhe as 4 mijë banesat e premtuara”, shkruan Bajrami.
“Rrëfimi nuk përfundon këtu. Praktikantët kanë mashtruar secilën kategori të shoqërisë. Madje, edhe të moshuarit, duke gënjyer se do t’i ndërtojnë pesë shtëpi për ta.
Mashtrimit po i vjen fundi sikurse edhe nëntokës së partisë në pushtet.
Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro.
Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martin Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes. Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë”, thotë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker